“Shqipëria dixhitale” lë në baltë maturantët (në kryeqytet!!)

Postuar në 23 Korrik, 2012 14:10

Mijëra maturantë të shkollave të mesme në Tiranë dhe rrethe kishin sot ditën e paracaktuar për të mbushur Formularin A2, një dokument i rëndësishëm që përcakton degën ku ata do regjistrohen si studentë të ardhshëm. Për herë të parë këtë vit, Ministria e Arsimit, kishte vendosur që ky formular të “mbushej” online, dhe jo në kopje fizike si vitet e shkuara.

Pak ditë më parë gazetat u mbushën me garancitë e Ministrisë për këtë risi. Por çfarë ndodhi sot në terren? Gjimnazistët kanë shkuar në laboratorët e shkollave (ku janë vendosur kompjuterat e aplikimit) dhe aty kanë gjetur mësuesit që jepnin e merrnin në telefon me Ministrinë.

Aplikimi ishte i pamundur. Faqja e MASH ishte bllokuar dhe pas orësh të gjata pritjeje, maturantëve u është thënë të kthehen në shtëpi. MASH është justifikuar me “probleme teknike që do rregullohen shpejt”, por mbeti e pashmangshme pyetja: Kur ky proces dështoi në kryeqytet, ku mendohet se shtrirja e internetit është maksimale, çfarë do ndodh me rrethet dhe me zonat e largëta të vendit?! (A.N.)

Në foto: Kryeministri i vendit duke folur për Shqipërinë dixhitale me një Ipad në dorë gjatë një mbledhje qeverie

Comments

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

<p>Si mund te priten gjera te&nbsp; hajrit nga hajdutet? mjere maturantet qe do vazhdojne shkollat e larta ne shqiperi, nga ferri ne ferr, nga hajdutet e Pollos te hajdutet e Tafajt, hajduteri ne qytet studenti e vuajtje per vite me radhe edhe per prinderit e shkrete qe duhet me i mbajt me leke. Kjo eshte shqiperia dixhitale e Sales, u shofshin e mos ju gjendet fara ketyre hajdutave.</p>

Submitted by Johnny (not verified) on

<p>Dergojani me @mail Z.Zaloshnja se mos ve mend te pakten per numerimin elektronik . . .</p>

Submitted by f d (not verified) on

<p>E keqja jone eshte se &#39;balten&#39; e vleresojme akoma si &#39;mjalten&#39;...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.