Forumi Civil: Kushtetuta nuk mund të preket sa herë që ia do interesi klasës politike

Postuar në 20 Korrik, 2012 08:20

Forumi Civil i ish-Presidentëve Moisiu e Meidani kërkoi sot të sensibilizonte opinionin lidhur me dëmin e ndërhyrjeve të shpeshta e të ngutshme në kushtetutën e Republikës. Ata nuk janë kundër nismës për heqjen e imunitetit, por – kjo doli nga një tryezë e sotme e organizuar prej tyre në hotel Tirana – së pari kjo gjë duhet diskutuar mirë e shtruar para se të çohet në seancën parlamentare, së dyti nuk duhet krijuar ideja se imuniteti ka bërë që lufta kundër korrupsionit të mos japë frute, e së treti le të bëhet një ndërhyrje më e studjuar në kushtetutë edhe për çështje të tjera, siç është ajo e Presidentit.

Ata që morën pjesë në këtë tryezë nuk ranë në një mendje se si të bëhen imponues me shqetësimin e tyre në rrethanat që klasa politike nuk është e prirur për t’u vënë veshin zërave të shoqërisë civile.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.