Mark Marku: Prerja e pemëve të Parkut është e pajustifikuar

Postuar në 16 Korrik, 2012 06:48

I intervistuar nga Skënder Minxhozi për të përjavshmen Java, Mark Marku, krahas nënvizimeve e saktësimeve që iu bën qëndrimeve të veta mbi qeverisjen e mbi rithemelimin e PD-së, flet edhe për prerjen e pemëve në Parkun Kombëtar në kuadër të zgjerimit të rrugës për në Farkë. Dhe ka një mori qortimesh për bashkinë e Tiranës:

“Edhe pse nuk jam urbanist, kam reaguar për problemin e krijuar, pasi e para jam shumë i ndjeshëm ndaj dy pjesëve të Tiranës: Parkut të Liqenit Artificial dhe pjesës së bulevardit Dëshmorët e Kombit, sepse sipas mendimit tim janë pjesët më me vlerë të Tiranës, e dyta sepse mendoj që vendime të tilla që sjellin ndryshime të rëndësishme në qytet, nuk duhet të bëhen me ngut dhe mbi të gjitha duhet të jenë transparente (e kemi sulmuar për vite e vite Ramën si kryebashkiak, pikërisht për arrogancën me të cilën i ka bërë ndryshimet në kryeqytet) dhe së treti sepse nuk më duket se sakrifikimi i asaj pjese të parkut është i justifikuar, me përmirësimet që pëson trafiku i kryeqytetit dhe rrjedhimisht edhe jeta e qytetarëve të Tiranës.”

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.