Arkiv-Lajme
Berisha i vendosur për moskorrigjimin e sistemit zgjedhor
Në emisionin Top Story të Sokol Ballës, ishin të ftuar mbrëmë dy aktorët kryesorë të ndryshimeve në kodin zgjedhor, Damian Gjiknuri nga Partia Socialiste dhe Oerd Bylykbashi nga Partia Demokratike, si dhe dy ish-kryetarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume dhe Ilirjan Celibashi.
SHIU ka blerë kopsa e çakmakë përgjues?
Ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi thotë se SHIU, dmth Shërbimi Informativ i Ushtrisë, i ka të gjitha mundësitë për të vënë nën përgjim personat që ata duan të përgjojnë. Në një intervistë të tijën për Panoramën, ai futet dhe në spekullime të natyrës politike, duke hedhur dyshim mbi punën e SHIU-t. Janë dyshime që ai nuk mund t’i provojë, por që ai i justifikon me modelin e punës të Berishës, me anashkalimin që po i bëhet SHISH-it, me rezistencën që po i bëhet kontrollit parlamentar, e me një sërë rrethanash të tjera.
Lame versus Zhejit për rrugën e Farkës
Në shkrimin me titull “E shiti edhe Berisha, por s’e jep Artur Zheji” të publikuar në Shqipin e sotëm, Artan Lame shkruan mes të tjerash: “Nëse ja dilni të më gjeni një shkrimtar, që nga Alaska e deri në Afrikën e Jugut në këta 100 vjetët e fundit, që të ketë shkruar për të mirat e betonit, ma thoni të shkoj ta këndoj edhe unë këtë specie të rrallë. Jo se betoni nuk ka të mira, por se nuk është ky misioni i shkrimtarit e i filozofit.
Hank Williams Jr. thotë se “Obama e urren Amerikën”
Hank Williams Jr. është një këngëtar country, që nuk njihet shumë në Europë, por është shumë popullor në SHBA. Të gjithë e dinë se ai nuk e ka qejf Obama-n (vjet, në programin televiziv Fox&Friends, e krahasoi me Hitlerin), por në një intervistë për revistën Rolling Stone ai i kthehet sërish ‘armikut’ të tij. “Ky zotëri është …. Dëgjoni, më të keq nuk e bën nëna. Ky e urren Amerikën”, thotë ai.
Një përkthim shqip i “arabishtes” së Fullanit
Në një lajm të djeshëm të Top Channel-it (të riprodhuar në respublica.al; http://www.respublica.al/artikuj/2012/7/12/kriza-fullani-i-ben-apel-be-se ) jepeshin citime të gjata nga një kumtesë e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, mbajtur në një konferencë të nivelit të lartë të zhvilluar me rastin e 20-vjetorit të institutit “Joint Vienna”. Për dikë që nuk e njeh mirë zhargonin e bankierëve, shqipja e Fullanit mund të jetë dukur si arabisht.
Brukseli: Presidenti? Shans i humbur, dhe zhgënjim; po ndjekim gjykimin e 21 janarit
Sot, në Bruksel, është mbledhur takimi i 5 i komitetit të Stabilizim - Asociimit, në përbërje të të cilit është edhe një përfaqësi e zgjeruar deputetësh nga Kuvendi i Shqipërisë. Vërejtjet, qortimet, detyrat e detyrimet e nënvizuara aty janë të gjitha në adresë të maxhorancës. Në konkluzionet e takimit bien në sy frazat:
Kriza: Fullani i bën apel BE-së
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i ftuar në një konferencë të nivelit të lartë, me rastin e 20-vjetorit të institutit “Joint Vienna”, deklaroi se masat antikrizë të ndërmarra nga Bashkimi Europian, që detyrojnë banakat të regullojnë bilancet e kredive në raport me kapitalet e tyre, po dëmtojnë Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit.
Na ishin dy miq...
Komportimi ndaj monumenteve në vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore nxjerr në pah qendrimin tonë ndaj së shkuarës. Dhe sipas një foto-vëzhgimi të Deutchse Welle-s del se ne shqiptarët, (në Shqipëri e Kosovë) jemi më radikalët në këtë drejtim. Psh në Kroaci, monumenti i Titos (në vendlindjen e tij Kumrovec) vërtet u shkatërrua në 2004, por shumë shpejt u restaurua dhe sot është vend pelegrinazhi për të ashtuquajturit Jugo- nostalgjikët.
Ambasadori Dell ‘ka nxjerrë shpatën’ e po pret majtas e djathtas
Në Prishtinë nuk është fashitur ende jehona e intervistës ‘bombë’ të ambasadorit amerikan Christopher Dell, në të cilën ky i fundit ‘denoncoi’ faktin që Veton Surroi i ngre qëndrimet publike mbi hatërmbetje personale (Veton Surroi iu përgjigj flakë për flakë, duke përgënjeshtruar pretendimet e tij lidhur me një bisedë intime treshe Dell-Thaçi-Surroi para një viti), por ambasadori i jep ca më shumë gaz makinës së protagonizmit të tij në jetën publike të Kosovës.
Rama optimist për fitoren pas ndryshimeve të Kodit Zgjedhor
Nga Selaniku, ku po merr pjesë në mbledhjen e Komitetit të Internacionales Socialiste për Europën Juglindore, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama u shpreh sot me tone optimiste në lidhje me marrëveshjen mbi Reformën Zgjedhore që u arrit dje mes demokratëve dhe socialistëve. “Çdo reformë zgjedhore është objekt debati dhe kundërshtish. Ajo që neve na duhet është që të garantojmë një sërë aspektesh që deri dje kanë qenë aspektet e errëta të procesit zgjedhor”, tha Rama.