Rama optimist për fitoren pas ndryshimeve të Kodit Zgjedhor

Nga Selaniku, ku po merr pjesë në mbledhjen e Komitetit të Internacionales Socialiste për Europën Juglindore, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama u shpreh sot me tone optimiste në lidhje me marrëveshjen mbi Reformën Zgjedhore që u arrit dje mes demokratëve dhe socialistëve. “Çdo reformë zgjedhore është objekt debati dhe kundërshtish. Ajo që neve na duhet është që të garantojmë një sërë aspektesh që deri dje kanë qenë aspektet e errëta të procesit zgjedhor”, tha Rama.
Ai shprehu besim se “jemi në një proces ku do të kemi një sërë garancish të reja, të cilat jo vetëm nuk janë pak por përbëjnë një bazë shumë të mirë për t’u thënë qytetarëve se tanimë ajo çka ka ndodhur nuk do të përsëritet dhe se zgjedhjet e vitit 2013 do t’i fitojmë pasi vota juaj nuk do të preket dhe procesi do të jetë i hapur dhe transparent në raport me një të shkuar ku komisionerët kanë bërë shpesh herë çfarë kanë dashur për arsye korruptive, ku kutitë nuk kanë qenë të hapshme për arsye të fshehjes së provave të manipulimit nga ana e pushtetit, ku KQZ-ja është kthyer në një therrtore elektorale dhe ku me listat është bërë një mish-mash i neveritshëm që ka kondicionuar procesin zgjedhor”.
Zgjidhja e këtyre problemeve, sipas Ramës, justifikon optimizmin e tij me të cilin pohon asgjë s’mund ta ndalë më fitoren e socialistëve në zgjedhjet e ardhshme. “Adresimi i këtyre aspekteve dhe një sërë aspektesh të tjera besoj se përbën një argument të fortë për ne që t’i drejtohemi qytetarëve me optimizëm dhe t’u themi se përpara nesh tanimë është rruga e fitores dhe se asnjë forcë, e cila deri dje ka arritur të imponohet në mungesë të transparencës dhe me mekanizma korruptivë, nuk do të mund të na ndalë dhe se fitorja do të jetë e jona në vitin 2013”, tha Rama në Selanik.
(im/shqiptarja.com)
Comments
I shkreti rame. kam

I shkreti rame.

kam pershtypjen se ketij se ka mbetur gje tjeter por vec te shpresoje qe vitin qe vjen me shume shqiptare (ne mase) te votojne per te. Sa per sigurine qe ky jep per te siguruar voten time une sinqerisht e ka te veshtire ta besoj kete.

Duket se shumica e shqiptareve e duan Ramen kryeminister me shume se sa do (apo beson) vete ai per te fituar ate rrol.

te shpresojme qe kur ai post dhe ajo pergjegjesi ti bjere ne preher te jete ne gjendje te tregoje qe besimi i shume shqiptareve nuk i shte pa vend

po te kete bole rama duhet te

po te kete bole rama duhet te krijoje krize qeveritare tani- ne shtator dhe nje qeveri teknike qe te kete vetem 2 priroritete te vetem - organizimin e zgjedhjeve sa me pare dhe ndaljen e vjedhjes massive te Tropojaneve. Rama duhet ta beje te qarte qe lufta politike konsekuewnte dhe protestat e pandalshme do te jene menyra e vetme deri ne realizimin e ketij qellimi. Shqiperia nuk mund te shkoje ne zgjedhje me Berishen ne pushtet.

Duhet ndare sot shapi nga sheqeri - kush mban ende ne kembe dhe financon apo perfiton nga ky regjim vrases duhet te pergjigjet neser deri ne nje.

Nese se ben kete sot rama dhe opozita, vertet mund te fitoje ne limit zgjedhjet ne 2013 por do te jete nje fitore si e Piros, dhe ai vete nuk do te kete as besimin as mbeshtetjen e shumices (se heshtur) te Shqiptareve dhe do te ekzistoje vec si nje kryeminister i dobet dhe i varur nga faktoret e tjere politike dhe financiar e te biznesit.

Opozites i duhet nje fitore plebishitare dhe mandat te plote e te qarte per reformat qe kane premtuar te ndermarrin.

e si ta krijoje rama qeverine

e si ta krijoje rama qeverine teknike, more koz? me pushke? saliu ka me shume... me vota ne parlament? saliu ka me shume... me protesta? saliu s'pjerdh prej tyre.... prandaj mos fol si e ema e kozit ne maj te thanes, o koz!

Ik ore mbushu? Spurdhjak i
Ik ore mbushu? Spurdhjak i Malokut
Muco, shtroji nje pyetje

Muco, shtroji nje pyetje vetes: pse nxitohet Edi Rama dhe shprehet me optimizem per nja dy ndryshime karagjoze qe u bene? Me kaq force deshiron te nxjerre te lare Berishen ne lidhje me reformen zgjedhore? Po sikur te humbe prape (cka ti dhe une e dime qe ka shume gjasa te ndodhe per momentin) si do t'ia beje?

Nuk besoj qe Rama ka shanse

Nuk besoj qe Rama ka shanse per te ardhur ne pushtet me percarjen qe ka shkaktuar brenda se majtes dhe partise se vet. Aleatet i tremben me shume vjedhjes se votave nga PS se nga mazhoranca, dhe kete e kane deshmuar duke preferuar te hyjne ne zgjedhje te vetem. Faktori Nano eshte ne horizont, dhe vetem budallenjte dhe 99-shat mund ta injorojne dhe bejne sikur s'ekziston. Nese Nano e ka seriozisht, Rama mund ta shtyje axhenden e tij kryeministrore per ne 2017, ose alternativisht te rrezikoje edhe kreun e PS. 8 vjet mjaftojne besoj per te testuar sa i deshtuar eshte projekti i tij, dhe perfundimet e ketij testi do i marrim vesh shume shpejt.

Add new comment