Arkiv-Lajme

Marku e Xhepa përgënjeshtrojnë Biberajn

Postuar në 10 Korrik, 2012 03:59

Dje në shtypin e Tiranës ish zbardhur një intervistë televizive e Aleksandër Biberajt. Gazetat ia kishin marrë një frazë gjysmë të pafajshme mbi ‘takime të natyrës akademike e politike me deputetët kritikë brenda PD-së, Markun e Xhepën”, ia kishin lidhur me një frazë diversive të tijën “mbi deputetë të PD-së që po bëhen gati të hidhen me FRD-në”, dhe kishin dalë me tituj të tipit “Biberaj: Marku e Xhepa janë duke negocjuar kalimin në FRD”. Shkurt, shtypi kish shtuar mjaft spekullim në një spekullim të lehtë të vetë Biberajt.

Deputeti nxjerr koburen në studion televizive: “Unë të vras...”

Postuar në 10 Korrik, 2012 02:48

Një deputet jordanez i ka drejtuar armën oponentit të tij në një debat televiziv ku flitej për politikën jordane dhe konfliktin në Siri. Debati po transmetohej të enjten në mbrëmje në stacionin satelitor jordanez “Josat” - bën të ditur Huffington Post duke cituar  Associated Press.

Një Gjergj në kalin e Gjergjit dhe një histori me kryeredaktor

Postuar në 09 Korrik, 2012 16:40

Gjergj Ndreca, një ish- i përndjekur politik, i njohur për shkak të sulmeve fizike mbi disa politikanë, hipi sot në mbrëmje mbi monumentin e Gjergj Kastriot Skënderbeut në qendër të Tiranës duke kërcënuar se do vriste veten. Televizionet e lajmeve dhanë pamje live të burrit që dukej në gjendje të rënduar mendore mbi monumentin e heroit kombëtar bashkë me një shoqërues të tij, të quajtur Lirak Bejko. Dy burrat për të cilët u tha se ishin në gjendje të dehur kanë zbritur pas negociatave me policinë.

Janë vjedhur nudot e famshme të Vangjush Mios?!

Postuar në 09 Korrik, 2012 15:18

Në Korçë sot nuk ka patur bisedë tjetër veç asaj që nëse rezulton e vërtetë mund të jetë një nga vjedhjet më të mëdha në vlerë kulturore dhe monetare në historinë e vendit. Pasdite lajmi ka nisur të qarkullojë edhe në disa nga sajtet online të gazetave të mëdha. Por situata është e paqartë. Policia ka konfirmuar që ka nisur një hetim, ndërkohë që përfaqësues të Ministrisë së Kulturës kanë mbërritur me urgjencë në Korçë.

Edmond Panariti: Kritikët e mij janë njerëz të dështuar e të frustruar

Postuar në 09 Korrik, 2012 12:32

Ministri i ri i Jashtëm, Edmond Panariti i ka dhënë një intervistë gazetares së Mapos, Nevila Përndojt, dhe aty nxjerr në shesh, mes të tjerash, një si ‘vrer’ që ia kanë krijuar disa kritika a sulme të bëra me rastin e emërimit në këtë post. Panariti duket sikur mezi e ka pritur pyetjen e gazetares mbi një ‘mospërputhje’ mes formimit të tij universitar e akademik e përgjegjësisë që ai ka pranuar të ushtrojë, sepse menjëherë kapet pas atyre që e kanë pritur me këmbët e para dhe e kanë paragjykuar emërimin e tij.

‘Populli’ i këndon Sali Berishës; dhe të tjerëve

Postuar në 09 Korrik, 2012 10:51

Dikush prej gazetarëve të Shqipit ka hyrë në Youtube, dhe ka bërë search pasi ka shkruar “Këngë për Sali Berishën”. Dhe rezultati për të ka qenë goditës. Në faqe të tëra të Youtube-it – thuhet në Shqip – shfaqen amatorë e këngëtarë që shihen tavernave, të rinj apo pleq me mustaqe, dhe të gjithë janë bërë tok nga dëshira për të kënduar për kryeministrin Sali Berisha. Ka dhe këngë për politikanë të tjerë, si për Lulzim Bashën, Ilir Metën, Edi Ramën, dhe – kështu thuhet në Shqipin e sotëm online – për Shkëlzen Berishën.

Çmimin ‘Mesdheu’ e merr Iva Zanicchi; por e merr dhe Angjeli e Balla

Postuar në 09 Korrik, 2012 10:12

Gjermani Martin Schulz është Presidenti i Parlamentit Europian; është dhe social-demokrat i thekur. Michele Placido është italian; është aktor i njohur (ka luajtur në filmin shumë serial ‘Oktapodi’). Lilly Gruber është gazetare e njohur (për një kohë ka qenë fytyra më e njohur e edicionit të lajmeve në RAI UNO), dhe eurodeputete. Betty Williams është nobeliste për paqen. Çfarë kanë të përbashkët këta persona? Jo shumë gjëra, por një është e sigurtë që e kanë: kanë marrë të njëjtin çmim, çmimin “Mesdheu, të ndarë nga një fondacion me financime të Brukselit dhe me filiale kudo në Mesdhe.

Berisha pranon “sikletet” e ekonomisë në tremujorin e parë, por flet me superlativa për të dytin

Postuar në 09 Korrik, 2012 09:19

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, duke folur për ekonominë, Berisha tha se “tremujori i parë i vitit regjistrohet si nga më të vështirët, për disa arsye, njëra prej tyre dimri i thellë që paralizoi të gjithë Shqipërinë. Faktori i dytë ishte thatësira e rëndë. Digat kanë qenë në nivelet më të ulëta historike tyre”  Por më tej Berisha shtoi se “performanca e mirë e tremujorit të dytë bëri që të marrim vendimin për rritjen e rrogave.”

GSH-ja thotë se Marku e Xhepa po shkojnë me FRD-në, por nuk duket kështu

Postuar në 09 Korrik, 2012 08:26

Gazeta Shqiptare kish dalë sot me titullin kryesor “Biberaj: Negociatat, Marku e Xhepa në FRD”, dhe këtë mesazh e kish nxjerrë nga një intervistë që i kish marrë Aleksander Biberajt. Mirëpo, në të vërtetë ky është një mesazh që është nxjerrë pak me pahir nga intervista. Nuk është se Biberaj thotë tamam këtë gjë. Biberaj ‘u vardiset’ Markut e Xhepës, por nuk flet për negociata e nuk lë të kuptohet se ata të dy kanë planifikuar të afrohen me FRD-në.

INSTAT: Ekonomia shqiptare u tkurr në tremujorin e parë. Mos ka gabuar INSTAT-i?

Postuar në 09 Korrik, 2012 07:29

INSTAT-i publikoi sot më së fundi raportin për ecurinë e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) gjatë tremujorit të parë të këtij viti. PBB është treguesi më sintetitk për ekonominë e një vendi – ai përfaqëson vlerën e të gjitha mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në të gjatë një periudhe të caktuar. Dhe si ka rezultuar kjo vlerë për Shqipërinë në tremujorin e parë të vitit 2012? INSTAT-i raporton se ka patur një ulje prej 0.2% krahasuar me një vit më pare, ndërsa krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2011 u ul me 1.2%.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme