Deputeti nxjerr koburen në studion televizive: “Unë të vras...”

Postuar në 10 Korrik, 2012 02:48

Një deputet jordanez i ka drejtuar armën oponentit të tij në një debat televiziv ku flitej për politikën jordane dhe konfliktin në Siri. Debati po transmetohej të enjten në mbrëmje në stacionin satelitor jordanez “Josat” - bën të ditur Huffington Post duke cituar  Associated Press.

Mohammed Shawabka (në foto) i drejtoi pistoletën Mansour Murad-it, një ish gueril i kthyer në politikan, pasi akuzuan njëri tjetrin si “spiunë”.  Shawabka e akuzoi Murad-in se ishte një “spiun i Assadit” dhe ky ia ktheu reston duke e quajtur “agjent të Mossadit izraelit”. Pas kësaj deputeti nxori koburen nga brezi dhe ia drejtoi në kokë oponentit të tij, duke i thënë “unë të vras”. Por nuk qëlloi  - raporton AP.

“Nuk u besoja dot syve të mi. Ishte si në Perëndimin e egër, në studio mungonin vetëm kuajt, - i ka thënë Huffington-it, moderatori televiziv i debatit.

Ngjashëm si në Shqipëri, debatet politike televizive, ku nuk mungojnë thuajse kurrë fyerjet reciproke, janë shumë popullore në Jordani.  (A.N.)

 

Videoja mund të shihet edhe këtu:

http://www.huffingtonpost.com/2012/07/09/mohammed-shawabka-j...

Comments

Submitted by anonim (not verified) on

<p>Mjerim...por te mos harrojme se si kjo, por me keq, ka ndodhur ne Parlamentin shqiptar jo shume larg...</p>

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Shqiperia ka shume gjera te perbashketa ke Jordanine, Afganistanin kur vjen puna per perdorim armesh.</p><p>A thua ata shqiptare qe kane bere te tilla gjera jane nje gjak me vellezerit e tyre jordanes e afgane????</p><p>Po!!!! Geni eshte pune m***</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.