Janë vjedhur nudot e famshme të Vangjush Mios?!

Postuar në 09 Korrik, 2012 15:18

Në Korçë sot nuk ka patur bisedë tjetër veç asaj që nëse rezulton e vërtetë mund të jetë një nga vjedhjet më të mëdha në vlerë kulturore dhe monetare në historinë e vendit. Pasdite lajmi ka nisur të qarkullojë edhe në disa nga sajtet online të gazetave të mëdha. Por situata është e paqartë. Policia ka konfirmuar që ka nisur një hetim, ndërkohë që përfaqësues të Ministrisë së Kulturës kanë mbërritur me urgjencë në Korçë.

Mediat cituan fillimisht drejtorin e qendrës “Vangjush Mio”, Vladimir Topi, sipas të cilit: Inventari u bë në janar të vitit 2011 dhe pikturat ishin, nuk mungonte asgjë. Tani nuk gjenden. Vlera e përgjithshme monetare e pikturave që supozohen të zhdukura (veçanërisht nudot e famshme të Mios - më e njohura prej tyre, në foto), sipas drejtorit Topi llogaritet në miliona dollarë me tregun e sotëm.

I akuzuari për humbjen e pikturave është një piktor me emrin Sotiraq Zega. I cituar nga mediat lokale ai thotë: "Kam punuar për 10 vjet në Galerinë e Arteve,  por edhe kur e mora këtë detyrë edhe kur u largova nga Galeria nuk u krye ndonjë inventar. E mora pa inventar, e dorëzova pa inventar".

Galeria e Arteve në Korçë është nga më të pasurat në vend: ka 632 piktura, nga të cilat 61 i përkasin Vangjush Mios, por aty gjenden edhe piktura të Sali Shijakut, Shaban Hadërit, Alush Himës, Vilson Kilicës, Guri Madhit etj. (A.N)

Comments

Submitted by davidi (not verified) on

Me nudot e Mihos tani po masturbohet Flamur Noka.

Submitted by agent009 (not verified) on

Vetem ne nje AntiShtet ndodhin te tilla vjedhje jo nje pikture por  dhjetra. Kemi shume hajdute ne qeverine e antishtetit tone te gjithe duan nga nje.

Submitted by f d (not verified) on

Hajdutet gjithmone kane bere prokopi ne kete nahijen tone...Vetem mos na dalte ndonje si ai Mula e te thote qe te tjeret morren arme une mora art , piano,piktura,etj...

Submitted by Baku (not verified) on

U emancipuam ma ne fund!

Sot vjedhim edhe vepra arti !WoW!

Kaluan koheet e hajnive te brekeve te fqinjit te varura ne tel apo te biçikletes ne rradhe te bukes ;)

Shqiperia po ndryshon!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.