Një Gjergj në kalin e Gjergjit dhe një histori me kryeredaktor

Gjergj Ndreca, një ish- i përndjekur politik, i njohur për shkak të sulmeve fizike mbi disa politikanë, hipi sot në mbrëmje mbi monumentin e Gjergj Kastriot Skënderbeut në qendër të Tiranës duke kërcënuar se do vriste veten. Televizionet e lajmeve dhanë pamje live të burrit që dukej në gjendje të rënduar mendore mbi monumentin e heroit kombëtar bashkë me një shoqërues të tij, të quajtur Lirak Bejko. Dy burrat për të cilët u tha se ishin në gjendje të dehur kanë zbritur pas negociatave me policinë.
Gjergj Ndreca është përpjekur për muaj me radhë të tërheqë vëmendjen e mediave me veprime ekstreme të njëpasnjëshme. Në fillim goditi Ilir Rusmailin, pastaj avokatin Agim Tirana e pastaj shpalli një listë me shënjestrat e radhës.
Reporterët e kronikës së gazetave të Tiranës tregojnë mes tyre një histori që me gjasa është e vërtetë. Ndreca e pati nisur "luftën" e tij mediatike duke dërguar vazhdimisht letra të mbushura me sharje nëpër redaksitë e gazetave ku akuzonte me emra deputetë e qeveritarë si fajtorë për shpërblimet e papërfituara për vitet e vuajtura në burg gjatë periudhës së komunizmit. Letrat nuk botoheshin.
Një ditë ka hyrë i dehur në një redaksi gazete dhe është kapur keq me kryeredaktorin. "T'i botosh dhe t'i vendosësh në faqe të parë" – i ka thënë duke ulëritur. Dhe ky i është përgjigjur: "Dëshiron të dalësh në faqe të parë? Nuk bëhet kjo punë duke i sharë politikanët me letra, shko te Kuvendi, dilu përballë, aty i ke të gjithë…". Të nesërmen ndodhi sulmi i parë. Ai mbi Rusmailin :) A.N.
Comments
-Burrat e bajne vdekjes si me

-Burrat e bajne vdekjes si me le, por Gjergji i malesise u turperua, por ne fakt turpi per burrat eshte!

Ja si do te kendohet ne kenge trimi i malesise:

"Gjergj Ndreca me tagan,

zemra i hjek, bytha s'ja mban" :)

O Gjergj o trim o lule, Prapa

O Gjergj o trim o lule,

Prapa kalit u ule

dy dhembe ne tule ja ngule

hiq e hiq e dot s'ja shkule !....

Sistemi i 'paburre' ta zhvesh

Sistemi i 'paburre' ta zhvesh burrerine ne sy te te gjitheve. 'Kokrra e grurit' qe i ka shpetuar ne ate kohe burgjeve e internimeve, i iken tash ne kerkim 'te lemoshes' se votuar per te mbijetuar. Ish te persekutuarve vetem se u eshte hequr 'ish ' pasi perseri te persekutuar jane nga te drejtat e mohuara. Vetem se Gjergji ,duke mos i ngjare 'Gjergjit' nuk po gjen menyren per te fituar. Gjynah per keta te pervuajtur, qe per 20 mote nuk u arrit t'u behej as edhe nje 'lifting', madje dhe ne kete mot jubilar te 100 vjetorit te shtetit shqiptar qe harron shtetaret e vet. Jo pak eshte 'tallur' fati i jetes me ta gjater gjithe viteve, le te permbahemi paksa ne tani...

Ish te perndjekurit

Ish te perndjekurit deshtuan vete ne perpjekjet e tyre per integrim.

Perfaqesuesit e tyre ishin ne pushtet por nuk bene asgje per shtresen qe perfaqesonin.

Kujtojme ketu ; Pjeter Arbnorin(kryetar parlamenti), Ali Spahine(kryetar i grupit parlamentar te PD), Tomorr Dostin(sekretar i pergjithshem i PD), Leka Toton(antar i kryesise se PD), Alfred Serreqi (Minister i jashtem)Eduart Ypi(minister per integrimin i te perndjekurve), Kurt Kola(kryetar i shoqates), Esat Myftari (ish deputet dhe drejtor i diaspores ne MPJ) etj etj.

Perderisa ata u bene servil dhe spiun te Berishes(sic kishin qene nje pjese e mire e tyre edhe te rregjimit te meparshem) dhe nuk punuan per shtresen e tyre, atehere ç' mund te pritet nga pushtetaret e sotem si djali i S. Pollos e C. Rusmajlit, apo aq me teper nga Berisha .

by the way

Nje koment domethenes. Te

Nje koment domethenes. Te falemiderit Lesh qe na freskon kujtesen.

Por per Gjergj Ndrecen du te them dy fjale

Gjergj Ndreca eshte i vetmi qe po tregon trimeri ne tere shqiperine dhe po ben dicka konkrete kur ne te tjeret bejme gam gam ketu ne internet. Diku tjeter, nqs njerezit do kishin lexuar kete lajme do i kishe njerezit rreth e qark statujes se Kastriotit. Dhe duam ne te qerohet sala!!!!!!!!!!!!!!!!! Sa nga ne menduan te ngrihen nga kolltuku e te shkojne atje e te solidarizohen me te? Se dihet qe ai s’vajti atje per te vrare veten por per te bere nje deklarate ekspozuese.

Dhe ne shkruajme qe dikush ta filloje! Ndreca e ka filluar disa here, e ne s’po bejme asgje, por jemi trima te medhenj te shkruajme ketu!!!!!!

Mjere Shqiperia qe na ka!!!!!!!!!!!!!!!!!

Nje koment domethenes. Te

Nje koment domethenes. Te falemiderit Lesh qe na freskon kujtesen.

Por per Gjergj Ndrecen du te them dy fjale

Gjergj Ndreca eshte i vetmi qe po tregon trimeri ne tere shqiperine dhe po ben dicka konkrete kur ne te tjeret bejme gam gam ketu ne internet. Diku tjeter, nqs njerezit do kishin lexuar kete lajme do i kishe njerezit rreth e qark statujes se Kastriotit. Dhe duam ne te qerohet sala!!!!!!!!!!!!!!!!! Sa nga ne menduan te ngrihen nga kolltuku e te shkojne atje e te solidarizohen me te? Se dihet qe ai s’vajti atje per te vrare veten por per te bere nje deklarate ekspozuese.

Dhe ne shkruajme qe dikush ta filloje! Ndreca e ka filluar disa here, e ne s’po bejme asgje, por jemi trima te medhenj te shkruajme ketu!!!!!!

Mjere Shqiperia qe na ka!!!!!!!!!!!!!!!!!

Add new comment