‘Danezi e shqiptari’ duke zhbiriluar në ethosin tonë

Postuar në 12 Korrik, 2012 09:55

Në shkrimin me titull ‘Danezi dhe kinezi’ të publikuar në blogun e tij Peizazhe të Fjalës, Ardian Vehbiu kish veçuar disa pasazhe pikante të intervistës së ambasadorit danez dhënë Javës, me ndonjë nënvizim brenda këtyre pasazheve. Bie në sy (lexuesve të vëmendshëm të intervistës mund t’u ketë rënë në sy për hesap të vet) paragrafi i mëposhtëm:

“…Jam habitur nga ngurimi i popullit shqiptar për t’u ngritur për të drejtat dhe interesat e tij. Nuk mendoj se ndonjë popull tjetër evropian do të kishte reaguar ndaj ngjarjeve të 21 Janarit, ashtu siç reaguan shqiptarët. Nuk mendoj se shumica e evropianëve do të pranonin nivelet e korrupsionit dhe padrejtësinë që ju shikoni në Shqipëri, pa reaguar. Nuk besoj se ndonjë popull tjetër evropian do të pranonte në heshtje që mjedisi i tij të shkatërrohej për shkak të përfitimit dhe lakmisë personale. Por më e habitshme është se elektorati shqiptar, herë pas here, vazhdon të zgjedhë të njëjtët njerëz, të cilët nuk e gëzojnë aspak respektin e tij.”

Vehbiu ‘i bëhet krah’ ambasadorit, duke theksuar “lehtësinë me të cilën [ne] indinjohemi për gjepura: për një fyerje imagjinare të fisit ose të krahinës, për një këngë kundër flamurit, për një shtrembërim të ‘historisë.’ Si të ishim fëmijë, nuk duam të na i prekë kush lodrat, as të na i shtrembërojë përrallat – në një kohë që nuk ndihemi të përgjegjshëm, as na bëhet vonë për hajnitë e prindërve.” Dhe më pas, duke zhbiriluar në ethosin e shqiptarëve, shton: “në çdo shqiptar të respektueshëm, bashkëjetojnë kapadaiu kokorroç dhe servili më i jargavitur”. Sic!

Re.Pu.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.