Na ishin dy miq...

Komportimi ndaj monumenteve në vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore nxjerr në pah qendrimin tonë ndaj së shkuarës. Dhe sipas një foto-vëzhgimi të Deutchse Welle-s del se ne shqiptarët, (në Shqipëri e Kosovë) jemi më radikalët në këtë drejtim. Psh në Kroaci, monumenti i Titos (në vendlindjen e tij Kumrovec) vërtet u shkatërrua në 2004, por shumë shpejt u restaurua dhe sot është vend pelegrinazhi për të ashtuquajturit Jugo- nostalgjikët. Shkruan DW: "Në Maqedoni disa statuja të komunizmit në Bitola dhe në Veles nacionalistët i hodhën në lumenjtë që kalojnë atje, por autoritetet maqedonase në vend të tyre, po mbështesin ndërtimin në mënyrë masive të monumenteve të reja pompoze për nder të heronjve antikë". E kështu me radhë: Rumunët, pallatin monstruoz të Çausheskut e kanë kthyer në një vend të hapur argëtimi dhe festash, boshnjakët, monumentin Tjentiste në lumin Sutjeska (rrënuar në fillim të viteve 90-të) e kanë restauruar dhe sot duket më mirë se asnjëherë tjetër, etj.
Shqiptarët? Në foto-vëzhgim merret shembull Piramida jonë e Tiranës dhe shkruhet: “...Pas vdekjes së Hoxhës në 1985 pasuesit ndërtuan në nderim të tij një piramidë 22 metra të lartë në Tiranë. Ky monument po rrënohet. Qeveria do ta shembë atë për ndërtimin e selisë së re të parlamentit. Mijëra shqiptarë kanë protestuar kundër, ndër to edhe viktimat e regjimit të Hoxhës”. Dhe më pas, nën titullin “Na ishin dy miq” shkruhet për monumentin që shihni në foton që shoqëron këtë shënim. Ky monument në Prishtinë u ndërtua në vitin 1961 në nderim të malazezit Boro Vukmiroviç dhe shqiptarit, Ramiz Sadiku. Ata ishin ndër heronjtë më të respektuar të luftës antifashiste në ish-Jugosllavi. Në 1943 ata u vranë nga ushtarët italianë. Qysh nga 1999 busti i Ramizit qendron i vetmuar. Sllavit Boro iu desh të largohet arbitrarisht prej mikut të tij – bustin e tij e hoqën. (A.N.)
Comments
Mirë bënë që e hoqën Boron.

Mirë bënë që e hoqën Boron. Së pari, se nuk ishin vëllezër, siç thuhej, qoftë dhe simbolikisht. Së dyti, se gjithë shqiptaret e Kosovës e dinin se pompimi i të dyve, me shtatore e buste, me emra shkollash, rrugësh e deri fabrika "Boro e Ramiz", i shërbente politikës së mbajtjes nën zgjedhë të shqiptarve, me parrullën "Bashkim e Vëllazërim". Se sa shërbeu ky sllogan për popujt Jugosllavë, e tregoi lufta që bënë. Ramizi do qëndrojë se ka dhënë jetën në luftë, duke qenë në krahun e drejtë, atë të aleatve.

Monumenti në parkun e

Monumenti në parkun e miqësisë bullgaro-sovjetike në qytetin Varna u ndërtua në vitin 1978. Ai ngrihet 110 metra mbi qytet dhe është monumenti më i madh në metropolin që shtrihet në detin e Zi. Sot ky monument të duket si rrënojë e të kaluarës së afërt dhe është dëshmi për marrëzinë e pafre të ish-komunistëve në Bullgari. Shumë bullgarë do të preferonin që ky monument të mos ekzistonte.

Pervecse ne Varna , ne Sofia

Pervecse ne Varna , ne Sofia ngrihet nje shesh dhe nje monument tjeter , qe me shume se per lavdine dhe trimerine , flete per nje faqe te eret te historise se Bullgarise ate te rreshtimit te tyre nder forcat naziste . Ai monoment glorifikon forcen e ushtarit sovjektik qe cliroi (ose pushtoi ) popullin bullgar (nuk flasim per vendin dhe qeverine qe e udhehiqte). Kurse ne herojte tane, martiret tane ata qe na rreshtuan ne krahun e fitimtareve e qe ben qe forcat tona clirimtare te ishin nder te paktat qe e cliruan vete vendin dhe kontribuan edhe ne clirimin e vendeve te rajonit , vazhdojme ende ti denigrojme .duke i shtyre ne sheshe plehrash ..ose duke i rrethuar me plehra ..per hire te kujt, per cfare, per hire te rringjalljes se nje lufte qe tani me shume se athere kur ne diskutim ishin edhe fatet e mepastajme te atdheut , do te ishte lufte vlllavrasese civile , e qe sot me shume se atehere kur u beme shembull i faktorit ndihmues ne rajon , do te mbetemi faktori i fundit i distabilizimit

Cdo monument eshte pjese e
Cdo monument eshte pjese e trashigimise historike pa marre parasysh ngjyrem politike dhe ideologjike qe perfaqesojne...ato do duhej te riktheheshin ne muze dhe te jene gjurme nga e kaluara si dhe p.sh Shqiperia per nga specifika e regjimit qe kishte,keto vende do ishin nje atraksion i vertet per mijera turist qe vizitojne vendin....
Me pelqen Komenti i Petros.
Me pelqen Komenti i Petros. Por edhe Abdy Hamitin e kuptoj. Ka monumente te cilat duhet mahen per edukim. Kurse tjer monumente, si piramida, cila u ndertu per t'miren e Diktatorit, nuk ka nevoj te qendroj aty. As monumentet e t'Hiltlerit nuk qendrojn ma
Ca eshte 'Komportimi' ?

Ca eshte 'Komportimi' ?

Add new comment