Ambasadori Dell ‘ka nxjerrë shpatën’ e po pret majtas e djathtas

Në Prishtinë nuk është fashitur ende jehona e intervistës ‘bombë’ të ambasadorit amerikan Christopher Dell, në të cilën ky i fundit ‘denoncoi’ faktin që Veton Surroi i ngre qëndrimet publike mbi hatërmbetje personale (Veton Surroi iu përgjigj flakë për flakë, duke përgënjeshtruar pretendimet e tij lidhur me një bisedë intime treshe Dell-Thaçi-Surroi para një viti), por ambasadori i jep ca më shumë gaz makinës së protagonizmit të tij në jetën publike të Kosovës. Sot ka fshikulluar LDK-në, e cila “nuk është e interesuar për të mirën e popullit dhe të Kosovës, por është e interesuar vetëm për atë që është e mirë për të si parti”, është shprehur ai në adresë të partisë më të madhe të opozitës. Po ç’pati? LDK-ja, me gojën e kreut të saj, Isa Mustafës, kërkoi dorëheqjen e Presidentes së Kosovës, siç ishin marrë vesh qysh në momentin e emërimit të saj e pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që njeh mandatin pesë vjeçar të saj.
Ambasadori amerikan Christopher Dell i ka cilësuar si “fëmijërore, idhnake dhe të pamenduara mirë” reagimet e LDK-së.
Re.Pu.
Comments
Mesazhet qe vijne nga ky
Mesazhet qe vijne nga ky shkrim dhe intervista e Dell:
Se pari edhe pse une smpatizoj Surroin te vjen cudi me mbrojtjen qe shtypi shqiptar dhe Shkullaku i ben ketij te fundit per me teper kur besoj qe vete surroi nuk besoj te kete nevoje per nje mbrojtje te ille.
Se dyti jam i prirur te besoj qe ajo qe thote Dell te jete e vertete dhe padyshim nuk eshte pozicion i kendshem per politikanet e dhjere shqptare andej e ketej kufirit qe te qurraviten dhe te humbasin sensin dhe masen para cdo ambasadorri apo te huaji ne pergjithesi.
Se treti padyhsim qe eshte jo korrekte dhe morale perdorimi i shtypit (ca me keq atij privat/personal per fushata politike, presidenciale apo motivime te tjera te dyshimta dhe qe shkojne ne perfitimin personal apo te kauzes poltike qe perfaqeson/mbeshtet. Mua me pelqen Koha ditore dhe Surroi vete por mesa duket ne vendet tona cdo gje duhet ndotur e bere pis dhe qendrimi larg baltes duket e pamundur.
Se treti dhe me e rendesishmja - ky incident si shume te tjere me para e me tej ne te ardhmen - tregon sesi trajtohen nga diplomacia e huaj e vecanerisht ajo amerikane vende te tilla pa vlere/jo demokratike (Si Albanistani/Kosova) dhe zyrtare pa dinjiet e pa inteligjence ne te te tilla shtete hibride.
Padyshim qe Shkullaku ka te drejte per gjuhen dhe pozicionin aspak diplomatike te Dell por nuk na sqaron sipas tij se perse valle dikush duhet te perdore diplomacine skrupuloze dhe fine me harbuter/hallduper/zorzoper dhe maskarenj te pagdhendur qe funksionojne ende me kodin e kanunit, te hakemarrjes primitive dhe ne emer vec te tribuse dhe klanit kriminal qe perfaqeosjne dhe qe po grabit qytetaret ne te dy anet e kufirit, (jo vetem cdo burim pasuror e financiar por edhe cdo shprese e ednerr per jete normale dhe zhvilim).
Mesazhi i huaj eshte shume i qarte - thyeni qafen e beni cfare te doni me njeri tjetrin pasi nuk merritoni gje tjeter. ca me pak respekt dhe trajtim si te barabarte. Kosva dhe Shqiperia nuk jane ne prioritetet diplomatike te ketyre vendeve dhe vecse mund te kthehen ne kokecarrje pa fund.
perderisa keta ndyrersira qe kemi ne pushtet nuk bashkepunojne hapur me ruset apo talebanet islamik, amerikanet as qe do te perpiqen te sillen me ne ndryshe nga cmeritojme (e kam fjalen per forcat politike).
Sa per europenet - ata ende perpiqen ta shohin veten si "edukues", patronizues dhe ex-catedra per ti kthyer vendet e ballkanit ne vend paqeje e stabiliteti te qendrueshem (nje utopi kjo ne vetevete) por qofte menyra si e kane konceptuar keta ndermarrje te pamundur qofte edhe humbja graduale e dite pas dite e forces terheqese (dhe fuqise fianciare (ergo -EURO) per ta bere kete ka bere qe ne rastin me te mire keta te behen qesharak e jo te besueshem ne kete aventure.
Berisha (deri diku dhe nen shembullin e tij edhe Thaci) e di fort mire kete dhe ka luajtur dhe perdorur kete pozicion te te huajve shume mire deri ne limitet e mundhsme. rama me te tijte (dhe mesa duket edhe Shkullaku) ende mendojne ne menyre naive se vendet perkatese kane ndonje vlere ne kuadrin e gjeopolitikes dhe ekonoimse boterore..
Per te mos folur pastaj per besimin naiv (nese vertet dikush beson kete) se drejtesia dhe demokracia ne vend eshte thelbi i rolit te ambasadoreve te huaj (qe sipas shkullakut nuk na paskan perdorur etiketen dhe gjuhen diplomatike ashtu sic duhet)
Boo Hoo
Sorosizmi eshte
<p>Sorosizmi eshte antiamerikanizem;-) Ne Kosove, Veton Soros Surroi, njeriu themelues i Fondacionit Soros ne Jugosllavi dhe me vone themelues i Soros ne Kosove pasi deshtoi si cdo grup tjeter sorosian ne zgjedhje (kujtojme G99;-) deshtoi edhe<span class="text_exposed_show"> ne zgjedhjen e Presidentit (sic deshtoi edhe Valdete Soros Sala ne Tirane;-) denoncohet nga Ambasada Amerikane si instrumentalizues i sulmeve kunder Ambasades Amerikane ne Kosove. E cuditshme sa ngjajme me Kosoven;-) Dhe thone pastaj qe nuk jemi njesoj;-)))</span></p>
Add new comment