BE-ja në krizë ... dhe në Bruksel diskutojnë për formën e bananes gjatë drekës

Postuar në 16 Korrik, 2012 08:57

Britanikët nuk kanë simpati për Brukselin. Ata janë pjesë e institucioneve të Brukselit, por nuk lënë rast pa u tallur me ngathtësinë e burokracinë e këtyre institucioneve. Tabloidi The Sun trajtonte sot në mënyrë butaforike një mbledhje top-level në Bruksel, në të cilën ish diskutuar për disa orë lidhur me emërtimin e një korridori në një prej ndërtesave të BE-së. Ndërtesa quhet Altiero Spinelli, ndërsa korridorit donin t’i jepnin emrin The Baltic Way (Rruga Baltike) në nderim të revolucionit anti-sovjetik në fund të viteve ‘980. E bukura është se mbledhja, në të cilën ishte dhe Martin Schulz, kreu i Parlamentit Europian, është mbyllur pa një vendim. Në fakt, vendosën që çështja t’i kalojë për shqyrtim një komisioni.

The Sun bën me dije disa prej çështjeve, që do duhet të trajtohen në Bruksel gjatë këtij muaji:

1. Çfarë stilolapsash duhen përdorur në mbledhjet që bëhen në Bruksel, me ngjyrë të kuqe, blu, apo të zezë?

2. Ndenjëset ku ulen eurokratët duheet të jenë të rrotullueshme, apo statike?

3. Nuk janë të harkuara ca si shumë bananet që shërbehen gjatë drekës?

4. Dreka e Kërshëndellave duhet të jetë e tipit buffet, apo me tryeza për t’u ulur?

Et., etj.

Është për të qeshur, apo jo? Në vendet e BE-së po bëhet kiameti, ndërsa këta merren me format e bananes së drekës.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.