Një intervistë ‘neutrale’ e Kujtim Çashkut mbi Dhori Kulen

Postuar në 16 Korrik, 2012 03:19

Kujtim Çashkut i kanë marrë një intervistë të gjatë për të përditshmen Panorama, dhe gazetarja Zirina Llambro, pasi e ka mbajtur një copë herë në një diskutim mbi universitetet private e publike, del atje “ku i dhemb dhembi”, tek Dhori Kule. Janë katër pyetje njëra pas tjetrës që kanë të bëjnë me këtë argument. Pyetja e parë, e përmbledhur bën kështu: “Le të ndalemi pak tek një çështje e pasqyruar gjerësisht në media. Rektori i UT-së, Dhori Kule akuzohet nga KLSH-ja për një sërë shkeljesh. Si e shihni këtë çështje?” Çashku e ndjen se e gjithë kjo bie erë, se po përdoret, dhe thotë gjëra disi neutrale, si “Kulen duhet ta gjykojnë zgjedhësit e tij. Unë nuk kam të drejtë të bëj kompetentin për çështje që nuk i njoh”. Por gazetarja nuk heq dorë. Vjen pyetja e dytë: “A duhet që rektori të jetë i lidhur me politikën e me përfitimet që vimnë prej saj?” Çashku nuk skandalizohet nga një pyetje e tillë, por me përgjigjen që jep nuk i vjen pas midesë gazetares: “Nuk e kam parë Kulen në rolin e një militanti të thekur politik. Nuk njoh lidhje të tjera, apo përfitime të tij”. Gazetarja është stoike, sidoqoftë, dhe vjen pyetja e tretë: “Po lidhur me ish-konviktin e gjuhëve të huaja ç’keni për të thënë? Ju keni pasur vetë një përvojë të ngjashme.” Çashku nuk e ha llokum këtë analogji të fundit, dhe përgjigja fillon me këtë frazë të fundit: “Çështja ‘Marubi’ është krejt tjetër”, dhe zë e shpjegon fabulën ‘Marubi’. “Por unë jam dakord”, thotë më tej, “që konvikti t’i jepet ‘Luarasit’ mbi bazën e oprocedurave ligjore”. Dhe tani është hera e pyetjes së fundit, e lidhur me këtë pohim të Çashkut: “Dmth ju i qëndroni idesë se pretendimet e Kules janë të pabazuara?” Çashku, që duhet të jetë ftilluar aposteriori për këtë intervistë të çuditshme e të padobishme, zë e bën një resume të gjatë, pasi e sheh se kjo është mënyra më e mirë për të mos thënë asgjë. Dhe në fakt, në fund nuk thotë asgjë.

M.N.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Cudi e madhe. Cashku te mos thote asgje. CAshku dhe maskarenj si ai te jene neutral. Vetem ne shqiperi ndodh qe te kesh nje gjoja universitet privat te filmit pa pasur industri te filmit apo mundesi reale punesimi.. per me teper kur ky kaqol i ndyre e i paskrupul ka &quot;ndertuar kete qenef&quot; ne pronat e shtetit, besoj duke mos paguar asnje taks e&nbsp;madje duke&nbsp;pretenduar edhe fonde nga taksapaguesit shqiptar.</p><p>Sa me pare te nxirren jashte loje keto krijesa servile te regjimeve si&nbsp;dhe monstrat &quot;universitare&nbsp;qe kane krijuar aq me mire do te jete per te ardhmene shqiperise dhe per brezin e ri qe te kete mundesi per shkollim real e normal.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.