Gjuhëtarët polemizojnë me sho-shoqin: Jani Thomai versus Rami Memushaj

Në një artikull të publikuar në të përditshmen Shqip, gjuhëtari Jani Thomai, anëtar i Komisionit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe, flet për diskutimet që janë bërë në këtë komision dhe për natyrën e ndryshimeve që janë sugjeruar, duke përsëritur pak a shumë tezën e Kolec Topallit mbi ndërhyrje të lehta në drejtshkrimin e standardit.
Në një moment të shkrimit, ai polemizon me kolegun Rami Memushaj, pa ia përmendur emrin këtij të fundit, që ka qenë kritik ndaj sugjerimeve të bëra. Më saktë, Thomai e pagëzon Memushajn me emrin ”dikush që ia mohon të drejtën këtij Këshilli Ndërakademik me përbërje kombëtare të diskutojë e të bëjë propozime për ndryshime në drejtshkrim”. Dhe më pas vijon të thotë se ky dikush “ka botuar vetë një fjalor drejtshkrimor me ndryshime të tilla pa ua ndjerë nevojën diskutimeve në ndonjë forum shkencor, [dhe me këtë fjalor] e çorienton kështu shkollën dhe përdoruesit e këtij fjalori”. Përveç kësaj, Thomai bën një aluzion edhe mbi shkeljen e të drejtave të autorit të “Fjalorit Drejtshkrimor të Gjuëhs Shqipe” të vitit 1976, s’ka gjë se pohon, ose pikërisht ngaqë pohon, se “ai nuk është në gjendje të gjykojë juridikisht shkeljet e këtyre të drejtave”.
Në fakt, Rami Memushaj e Ali Dhrimo kanë publikuar vjet (2011) një Fjalor të ri Drejtshkrimor të Gjuhës Shqipe.
Re.Pu.
Comments
Prof. Thomaj bënte një
<p>Prof. Thomaj bënte një paraqitje të përgjithësuar e të arsyetuar të punës të këshillit që ai bashkëdrejton. Megjithëse edhe ai thekson se këshilli nuk ka tagër për vendimmarrje, nuk shpjegon se përse është miratuar atëhere pika e rregullores së punës të këtij këshillit, që parashikon hedhjen në votim të propozime që diskutohen aty?! Mendon Profesori se çështjet e diskutuara dhe për të cilat nuk ka mendim unanim mund dhe duhet të zgjidhen me votë? Po ashtu nuk shpjegon se perse u ndryshua organizimi i këshillit, dy-tre vjet pasi ai kishte filluar pune?! A lidhen këto dy çështje me njëra-tjetrën?</p><p>Duke qënë dakort në përgjithësi me parashtresën e tij, shmangja e përgjigjeve për pyetjet e mësiperme dhe ndonjë tjetre të këtille, që janë shtruar edhe në shtyp, të lë një shije jo të mirë: profesori së paku e ka lënë ë-në pa pika.</p>
Add new comment