Një intervistë me Preljocajn, së cilës nuk i shkohet deri në fund

Ilda Mara e Mapos i ka marrë një intervistë balerinit e koreografit francez me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocajt. Një intervistë me të është apriori interesante, por këtë herë të ndillte dhe titulli: “Angjelin Preljocaj rrëfen marrëdhënien e vështirë me prindërit”. Mirëpo, pjesa ku ai flet për këtë marrëdhënie është zhgënjyese. Ai flet vërtet për një marrëdhënie të vështirë, lë të kuptohet se kjo vështirësi është theksuar edhe për shkak të sjelljes që prindërit kanë pasur me motrat e tij, dhe e gjitha mbetet me kaq. Gazetarja vetë flet për një marrëdhënie të dhunshme në familje, por nuk shpjegohet më tej, nuk jep detaje, dhe nuk e bën as Preljocajn të japë detaje të tilla, duke ‘përgënjeshtruar’ kështu dhe titullin. Ja pasazhi i intervistës, ku flitet për këtë argument:
“Ju keni pasur raporte ‘të nxehta’, për të mos thënë të dhunshme, me babanë tuaj, si ka evoluar raporti me të kur ju u bëtë i famshëm?
Do të thoja se i kam falur prindërit, dhe ata duhet të më falnin, sepse kam qenë një fëmijë trazovaç, tepër kompleks, isha një qenie… dhe e kuptoj ankthin e tyre tek më shihnin se ç’kah merrte jeta ime, sepse nuk arrita menjëherë te suksesi. Jam endur shumë në fillim deri sa gjeta rrugën time. Dhe në këtë endje, në këtë përhumbje të madhe, situata me prindërit nuk ishte e lehtë, por ajo që ka qenë më e vështira ishte sjellja e tyre me motrat e mia, në këtë pikë nuk pajtoheshim gjithnjë, dhe kjo nuk mund të kalohej lehtë.”
Ndërsa intervista e plotë lexohet në linkun: http://www.mapo.al/2012/07/15/angjelin-preljocaj-ju-rrefej-m...
Re.Pu.
Add new comment