Më në fund, Imami shfaq gjysmë gatishmërie për kontrollin parlamentar

Postuar në 18 Korrik, 2012 08:59

Akuzat e opozitës në adresë të Imamit ngjajnë të jenë të natyrës fantazmagorike (“aparatura për të përgjuar kundërshtarët, deri dhe ambasadorët”), por heshtja e tij, refuzimi i kontrollit të deputetëve dhe praktika e kontrollit të plotë të institucioneve nga ana e kreut të ekzekutivit, kanë bërë që këto akuza të ngjisin tek-tuk. Sot Imami ka mbajtur një qëndrim shpjegues, me anë të të cilit ka davaritur në një farë mase dyshimet. “Duhet të duhet të ngrihet një komision me njerëz të besuar që të betohen për sekretin dhe të dalin me deklaratë të përbashkët. Të ngrihet komision, drafti është gati dhe [do] të vërtetohet që ne nuk punojmë në këtë drejtim, punojmë kundër terrorizmit. Sa i takon provokimeve se janë përgjuar edhe diplomat, kjo nuk shkon, nuk jemi në kohën e Traktatit të Varshavës; por edhe kjo tullumbace e dytë do të plasë”, ka thënë ai, sipas Ora News-it.

Ai u shfaq i sigurtë edhe teksa ish duke folur për akuzën tjetër, atë të shitjes së armëve: “Unë zbatoj ligjin, raportoj për çdo shitje armatimi tek kryeparlamentarja, tek kryeministri dhe presidenti i republikës.” Edhe te Presidenti? Si zor të besohet që Imami, apo dikush tjetër në emër të tij, të ketë shkelur në presidencë gjatë muajve të fundit.

Re.Pu.

Comments

Submitted by a.g. (not verified) on

Sa here degjoj per Ministrine e Mbrojtjes me vetetin ne mendje tanime i mirenjohuri grek Akis Cohaxopullos , ish minister mbrojtjeje ne Greqi, i arrestuar me nje shpurre te tere per korrupsion e pastrim parash. Hetimet vazhdojne me intesitet dhe rrjedhin dhe te dhena per mediat. Sot lexova deklarimin e kusheririt te tij biznesmen i arrestuar,  Nikos Zigras, ku mes te tjerave vecoj : " Akis Cohaxopullos bente te pamunduren per te dale deputet per te patur azil politik (imunitet), dhe ne cdo fushate elektorale shpenzonte me shume se 2.5 milion euro per blerje votash nga rusopondiot (greke), qipriotet, ciganet dhe per qellime te ndryshme si blerje biletash te PAOK..."

Perse e solla kete pasazh? Thjeshte se nuk me mbushet radakja ime qe keta tanet jane kaq 'virgjer' brenda nje 'bordelloje'...

Submitted by Agimi (not verified) on

o john, ky informacioni jot te krijon idene :

" sikur vellai mundohet te vrasi vellain".

Keto informacione denigruese per te paepuren  " TemA-online" do te kishin kuptim nga B.Fevziu ose F.Balliu por jo nga Respublika or ...tunxh ..o bir .

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.