Skandale dhe Suksese!

Postuar në 01 Gusht, 2025 19:38

Skandalet nuk ndëshkojnë. As në demokraci. Përkundrazi ato mund të çojnë në sukses. Nuk është një rast i veçuar në politikën dhe shoqërinë shqiptare. Me gjasë një prirje që po universalizohet nisur nga një parim i thjeshtë: siguria dhe neutralizimi moral dhe etik i shoqërive. Në një shënim në “Kathimerini”, Elias Dinas nga Universiteti Europian i Firences, sjell në vëmendje rastin e Greqisë ku llogaridhënia si themel i demokracisë nuk po funksionon më në momentin që përplaset me parimin e sundimit të ligjit.

Çfarë ndodh kur qytetarët shpërblejnë  qeveritë e tyre jo në dritën e devijimit nga ky parim, por pikërisht për shkak të këtij devijimi? Dy hetime të fundit në Greqi hedhin dritë për këtë prirje. Në njërin rast, qytetarët thanë se do të mbështesnin kryebashkiakë, që ndonëse kishin marrë rrushfet, ishin efektivë në rezultate. Në tjetrin, mbështetja elektorale për politikanë të përfshirë në skandalin e fondeve të bujqësisë, arriti mbi 50% kur po këta politikanë mbështetën politika kundër imigracionit

shkruan Dinas.

Mesazhi është I qartë: antikorrupsioni nuk është më kauzë kur korrupsioni na leverdis pavarësisht nivelit të kapjes.

Rasti I Kretës është ilustrues. Deri në vitin 2019, Kreta mbështetse Demokracinë e Re, një prirje e mbarë Greqisë, porn ga viti 2019 deri më 2023, Kreta u kthye në drejtim tjetër. Në Kretë mbështetja për partinë e Mitsotakis u thellua me katër pikë përqindje përtej pritmërive. Dinas thotë se kjo shkon në relacion me skandalin e fondeve të bujqësisë, në qendër të të cilit është pikërisht ishulli në fjalë.

India, Spanja, janë shembuj të tjerë ku politikanë të “zotë” kalojnë pa u laguar kur verifikohet korrupsioni I tyre. Kompromisi me këtë aspekt ëstë shumë pragmatik dhe priret të gjenerohet si fenoment elektoral. Dinas referon këtu termin “anën e errët të kapitalit njerëzor”.

Kush nuk është rehat me këtë kompropmis largohet

shkruan ai.

Problem kyç këtu është mbikëqyrja dhe raporti mes objektivave dhe kostove të politikave që duhen për të mbështetur ato. Në këtë moment, janë të pakët ata që kanë dëshirë të mbrojnë sundimin e ligjit dhe siç duket qartë kudo, demokracia, institucionet e madje edhe Liritë dhe të Drejtat nuk janë të dhëna njëherë e mirë, as edhe të vetvetishme. Ato duhen kultivuar dhe ruajtur vazhdimisht në një përpjekje që është jashtëzakonisht e vështirë të përballojë entropinë e korrupsionit monetar dhe moral.

Të gjithë e dinë nëse po bëjnë mirë apo keq. Pa asjë mëdyshje. Çështja është se asnjë sistem nuk funksionon dot pa masë shtrënguese efektive kështu që edhe kauza antikorrupsion priret të injorohet kur artikulohet si ekskluzive pasi vetiu bie ndesh me një interes të gjerë, por edhe ka një natyrë retorike. Fatkeqësisht. Dhe këtë mund ta shohim edhe të konfirmohet si ligjësi edhe brenda familjes apo një kolektivi, e jo më një shteti.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.