greqia

Një ligj i ri në Turqi mund të rrisë tensionet me Greqinë

Postuar në 10 Maj, 2026 21:13

Raportimet për një projektligj të qeverisë turke, i cili do të përfshinte pretendimet e Ankarasë në Egje dhe Mesdheun Lindor në legjislacionin e brendshëm, po shihen si sinjale paralajmëruese për një përkeqësim të mundshëm të marrëdhënieve greko-turke.

Rama tentoi Nobelin me ndërmjetësimin Greqi-Turqi për detin. Hyri në një lojë ku e përdorën

Postuar në 22 Prill, 2026 21:31

Çështja e detit me Greqinë mund të ishte zgjidhur pak vite më parë. Por sipas ish-zv.komandantit të Forcës Detare, Artur Meçollari, në atë kohë, kryeministri Rama synonte një çmim ndërkombëtar me rolin e tij në marrëveshjen mes Greqisë dhe Turqisë. Në momentin që kjo marrëveshje nuk u arrit, edhe procesi i negociatave Greqi-Shqipëri ngeci dhe për rrjedhojë çështja e detit mbeti e pazgjidhur.  

 

Gjurmët e përjetshme të Sophia Loren në Hidra

Postuar në 25 Janar, 2026 22:52

 

Ishte fundi i shtatorit të vitit 1956 kur një lajm i padëgjuar më parë prishi ritmin e qetë të jetës në Hidra. Fjala u përhap me shpejtësi nëpër rrugicat e ngushta prej guri të ishullit: një film amerikan do të xhirohej atje.

Bujqësia si shtyllë e mbijetesës kombëtare

Postuar në 11 Janar, 2026 16:47

 

Ndërsa fermerët po i përshkallëzojnë protestat, ia vlen të kujtojmë se bujqësia nuk është vetëm një sektor tjetër i ekonomisë, por një mekanizëm strategjik që prodhon stabilitet shoqëror dhe rezistencë. Në peizazhin gjeopolitik të sotëm, në fund të fundit, nocioni i mbrojtjes kombëtare ka evoluar prej kohësh përtej kufijve të ngushtë të programeve të armëve dhe fuqisë ushtarake. Në një botë të tronditur nga kriza klimatike dhe ndërprerjet e zinxhirëve globalë të furnizimit, mjaftueshmëria agro-ushqimore është shfaqur si një shtyllë kritike e sigurisë kombëtare.

Skandale dhe Suksese!

Postuar në 01 Gusht, 2025 19:38

Skandalet nuk ndëshkojnë. As në demokraci. Përkundrazi ato mund të çojnë në sukses. Nuk është një rast i veçuar në politikën dhe shoqërinë shqiptare.

Chevron shpreh interes për kërkime hidrokarburesh në Peloponez

Postuar në 20 Janar, 2025 19:30

Kompania amerikane “Chevron” ka shprehur interes për nisjen e kërkimeve për naftë dhe gaz në zonën e veriperëndimit të Peloponezit në Greqi.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis, ka deklaruar se krahas “Exxon Mobil”, që aktualisht vijon kërkimet në Greqi, interesi I “Chevron” e vendos Greqinë në kushtet kur mund të mendojë për të luajtur një rol drejtues në tregun global të energjisë.

Mitostakis propozon kreun e Parlamentit, Tasoulas, për president të Greqisë

Postuar në 15 Janar, 2025 17:58

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka propozuar kreun e Parlamentit, Konstantinos Tasoulas si kandidaturë për president të vendit.

Në cilësinë edhe të drejtuesit faktik të Demokracisë së Re, Mitsotakis, ka vlerësuar Tasoulas si një figurë që unifikon dhe dëshmi për këtë është “zgjedhja e tij për tri herë në krye të Parlamentit me shumicën më të madhe që nga koha e Diktaturës”.

Të hysh në Histori

Postuar në 05 Janar, 2025 18:42

Ish-kryeministri i Greqisë, Costas Simitis, ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare. Një njeri që e lidhi imazhin e vet e deri diku trashëgiminë, me Euron, monedhën të cilën e prezantoi personalisht në Greqi kur vendi hyri në Eurozonë. Socialist i mirënjohur, bashkëudhëtar i Andrea Papandreut, Simitis përfaqësonte diçka krejt ndryshe nga gangsterizmi politik i të parit, që megjithatë funksionoi në mbajtjen e Greqisë të bashkuar.

Greqia inicion një front ballkanik për energjinë elektrike

Postuar në 03 Shtator, 2024 12:39

Greqia do të formojë një “front ballkanik” me qeveritë e Bullgarisë dhe Rumanisë, i cili ka për qëllim unifikimin e tarifave të energjisë elektrike. Rritja dramatike e çmimit të energjisë duket se nuk do të jetë e përkohshme dhe efektet e saj pritet të reflektohen në ekonomi.

Kjo do ta bëjë të vështirë adresimin e kësaj rritjeje me subvencione.

Vendet e Evropës Perëndimore kanë asistuar me energji Ukrainën, duke e zhvendosur barrën te Greqia dhe vendet e tjera të Evropës Juglindore.

Ish-zv.drejtori i Mosadit: Greqia dhe Qiproja të rrisin gatishmërinë

Postuar në 07 Gusht, 2024 19:25

Ilan Mizrahi, ish-zëvendësdrejtor i agjencisë së inteligjencës izraelite Mossad dhe ish-këshilltar i sigurisë kombëtare i kryeministrit izraelit, thotë në një intervistë për Kathimerinin se Greqia duhet të shtojë masat e sigurisë, për shkak të frekuentimit nga shumë turistë izraelitë.  

Mizrahi thotë se ndërmarrjen e një hapi të tillë e bën të domosdoshme situata e tensionuar e ditëve të fundit.

Pages

Subscribe to RSS - greqia