greqia
Kloni i Shengenit
Shqiptarë, bëni si të bëni. Rrini në Shqipëri. Nuk ka punë? Janë shtrenjtësuar çmimet? Mos u mërzisni! Ja prisni sa të vijë shtatori, sa të fillojë punimet parlamenti, sa të nisin debatet televizive dhe me një pjatë me përshesh me kos, mund të shikoni gallatë falas. Po edhe do mësoni ndonjë gjë, do shihni botë me sy, pa patur nevojë të gjezdisni vetë. Do dalë Edi, e do na thotë habere. Do jetë veshur bukur, do jetë nxirë pak, por sidoqoftë Ai do rikthehet për të gjithë Ne. Sepse të flasim hapur: një çikë malli na ka marrë. Do dalë Meta. Likja, siç e njohin shumica.
Përsëritet ftesa për një vizitë të Alexis Tsipras në Shqipëri
Ministria e Jashtme e Greqisë, njofton për një takim mes ambasadorit shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi, dhe ministres së Jashtme(për Çështjet Europiane) të vendit fqinj, Sia Anagnostopoulou. Sipas njoftimit, në takimin e mbajtur më 3 gusht, është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, për mbështetjen e Greqisë ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë. Dervishi nga ana e vet ka përsëritur ftesën e kryeministrit shqiptar për homologun grek, Alexis Tsipras, për të vizituar Tiranën.
Kriza greke, Juncker shprehet optimist për arritjen e një marrëveshjeje me kreditorët para 20 gushtit
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker beson në mundësinë e Greqisë për arritjen e një marrëveshjeje me kreditorët gjatë këtij muaji, mundësisht para datës 20 gusht, njofton agjencia e lajmeve “AFP”. “Të gjithë raportet e arritura më krijojnë besimin se ka mjaft gjasa të arrihet një marrëveshje gjatë muajit gusht, mundësisht para 20 gushtit, për një plan të tretë ndihme për Greqinë”, pohoi Juncker gjatë një takimi. Greqia duhet të paguajë borxhin në këtë datë me vlerë 3,4 miliardë euro në Bankën Qëndrore Europiane.
