Një ligj i ri në Turqi mund të rrisë tensionet me Greqinë

Postuar në 10 Maj, 2026 21:13

Raportimet për një projektligj të qeverisë turke, i cili do të përfshinte pretendimet e Ankarasë në Egje dhe Mesdheun Lindor në legjislacionin e brendshëm, po shihen si sinjale paralajmëruese për një përkeqësim të mundshëm të marrëdhënieve greko-turke.

Pavarësisht se hartat dhe detajet e projektligjit nuk janë finalizuar ende, medat greke raportojnë se  projektligji do të zyrtarizonte qëndrimet afatgjata të Turqisë, përfshirë pretendimet se Ankaraja ka juridiksion në lindje të meridianit të 25-të në fusha që variojnë nga kërkim-shpëtimi deri te lejet për kërkime në ujërat ndërkombëtare, si edhe se memorandumi detar Turqi-Libi mbetet i vlefshëm sipas të drejtës ndërkombëtare.

Turqia, ndryshe nga Greqia, nuk e ka ratifikuar Konventën e OKB-së për të Drejtën e Detit dhe raportohet se po konsultohet mbi terminologjinë ligjore përpara se t’i përfshijë këto dispozita në ligjin e ri. Greqia e ratifikoi konventën në vitin 1995. Një javë më vonë, Parlamenti turk autorizoi qeverinë që ta konsideronte çdo zgjerim grek të ujërave territoriale në 12 milje detare si casus belli.

Disa zyrtarë turq u thanë agjencive të huaja të lajmeve se lëvizja më e fundit mund të rrisë tensionet në Egje. Analistët thanë se qëllimi i Ankarasë nuk është përshkallëzimi i menjëhershëm, por një përpjekje graduale për të “përcaktuar kushtet e veta”. Zyrtarët turq besojnë se Greqia e ka forcuar pozicionin e saj përmes planifikimit hapësinor detar, parqeve detare dhe afrimit më të madh me operacionet e NATO-s.

Ankaraja është gjithashtu e shqetësuar për zgjerimin e lidhjeve greko-izraelite dhe bashkëpunimin mbrojtës midis Francës dhe Qipros.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.