Syriza vijon tkurrjen, humb tre deputetë brenda ditës

Postuar në 14 Korrik, 2026 19:34

Syriza ka humbur tre deputetë brenda ditës, një tkurrje që ka nisur që nga themelimi i Aleancës së Majtë Greke (ELAS) të ish-kryeministrit Alexis Tsipras në maj.

 

Deputeti i Korinthit, Giorgos Psychogios, në një letër drejtuar Kryetarit të Parlamentit, njoftoi shkëputjen nga grupi parlamentar i Syrizës, për të kaluar si deputet i pavarur.  

 

Dorëheqja e tij vjen në të njëjtën ditë me atë të Giorgos Gavrilos dhe Andreas Panagiotopoulos, të cilët gjithashtu u larguan nga partia, duke u vetëshpallur të pavarur.

 

SYRIZA, e cila fitoi 47 vende në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, është tkurrur në 20 deputetë, duke u bërë grupi i katërt politik në Parlament për sa i përket madhësisë. Ajo pozicionohet tashmë një vend pas Partisë Komuniste.

 

Sipas Kathimerinit, dhjetë deputetë të tjerë të SYRIZA-s thuhet se po përgatiten të largohen nga partia, e cila gjithashtu ka humbur funksionarë dhe anëtarë.

 

Largimet e fundit vijnë pas dorëheqjes së javës së kaluar të kreut të SYRIZA-s, Sokratis Famellos, i cili i kishte kërkuar SYRIZA-s të mbështeste partinë e re të Tsipras. Partia tani po përgatitet të zgjedhë një udhëheqës të ri, me Pavlos Polakis që ka shpallur kandidaturën, ndërkohë qe edhe Rena Dourou pritet të kandidojë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.