Kushner tall bythën hapur: Shqipëria do vendosë për Zvërnecin, unë dua t'i bëj krenarë

Jared Kushner, ka reaguar më në fund për projektin e Zvërnecit duke zbuluar edhe se kush janë partnerët e tij në Shqipëri. Asnjë fjalë për Edi Ramën, njeriu që e çoi Shqipërinë në zgrip të ekzistencës, asnjë fjalë për kryeministrin sekser, që u bë meit nga protesta e flamingove. Kushner flet për një projekt privat ku dalin emra si Kastrati që sipas tij është shumë krenar për Shqipërinë, për një pronë të blerë 230 milionë euro, për tubimin rreth projektit të arkitektëve dhe “dizenjuesve të jashtëzakonshëm” që do të ndërtojnë “një destinacion të ndryshëm nga çdo gjë në rajon”.
Më tej, Kushner deklaron ne reagimin ndaj "The New Yorker", se është aksioner në pakicë, se komuniteti lokal në Vlorë është shumë i përfashirë në këtë dhe se në finale fjala i takon Shqipërisë:
Në fund të fundit, Shqipëria do të vendosë nëse projekti do të vazhdojë. Nëse miratohet, shpresoj që të mund të krijojmë diçka për të cilën shqiptarët të jenë krenarë dhe që familjet nga Shqipëria dhe anembanë botës ta shijojnë për breza me radhë
Kjo fjali e fundit na tregon se me çfarë lloj njeriu kemi të bëjmë. Një biznesmen nga radhët e elitës amerikane, politike dhe ekonomike, sugjeron se një resort në Zvërnec do na bëjë krenarë me breza. Edhe pse ai është parashikuar të jetë një zonë ekskluzive luksi ku 95% e shqiptarëve as do shkelë ndonjëherë. Është një ndër ato frazat bombastike që karakterizojnë edhe Donald Trump që do vendin e parë edhe në parashikimin e motit.
Arrihet deri aty sa njerëz si Kushner dhe Edi Rama, që nuk di të prodhojë gjë tjetër veçse vendime për kulla, ta në njoftojnë se natyra në Zvërnec do të kurorëzohet me një karabina betoni që pretendon të rikrijojë një lloj kopshti të Babilonisë, prej të cilëve ka mbetur vetëm emri.
Jetojmë në një kohë të rrezikshme sharlatanësh që marrin vendim me ndikim masiv në shaka e sipër, njerëz që çdo gjë u duket e mundur edhe pse kanë gjetur marionetat si Edi Rama që njësoj si sot që trodhi partinë e vet për një reformë territoriale reduktuese, po përgjon që mëria në vend të pushojë dhe ai të rinisë atë që di të bëjë më mirë. Shkatërrimin e çdo gjëje që ka mbetur nga Shqipëria, e çdo trashëgimie, në emër të ndryshimit siç thotë, edhe pse tashmë, dyshimet se diçka tjetër po luhet, nuk janë më vetëm konspiracion.
s.zaimi

Add new comment