Hidh foton e drurit të Saliut që të dukesh prapë socialist me dinjitet
Ka folur sot – por edhe ka shkruar – Erion Braçe. Ka folur për votën e tij të djeshme por reformës territoriale Rama-Mazniku, ndonëse e kundërshtoi hartën e propozuar gjithë kohës. Ka shkuar gjerë e gjatë, e ndoshta për herë të parë pa gabime drejtshkrimore – ish-zv.kryeministri I Shqipërisë, deputet prej nuk mbahet mend sesa vitesh, ka folur për të thënë se: unë votova pro-PS-së sepse më kërcënuan me përjashtim.
Z. Braçe flet për metoda antidemokratike në PS, ai flet madje për pushtet personal të Edi Ramës që e quan mburravec fyes. Por në fund ai ka votuar pro një propozimi që nuk e pranon si funksional, duke shtuar se e bën këtë për reformën e pushtetit lokal që pason. Reformë që siç thotë ai, mund edhe të mos vijë, pasi “pyeta me ditë nëse është gati qeveria të transferojë pushtet dhe nuk mora përgjigje”.
Z. Braçe është një zhurmues profesionist tashmë. Pak nevrastenik, por kjo cilësi e shtatit jep shikueshmëri në botën e memeve dhe mediave online, zevzek dhe grindavec, që megjithatë i ka gjetur pipëzat me çdo kryeministër socialist. Është një zhurmues që na thotë sot me gojën e tij, madje gati i prekur nga tallja masive e bythës që pësoi dje për shkak të pafuqisë organike që reflekton e konfirmuar sa e sa herë pas një dallge që zotëria ngre vetë me nerva Facebook-u.
Fatkeqësi! Fatkeqësi të shohësh lirinë të shpërdorohet kështu. Fatkeqësi të shohësh një deputet të ulë kokën në këtë mënyrë para Edi Ramës – gajdurit qendror të ikonklastit të kërriçëve të llastuar të Shqipërisë. Fatkeqësi personale, por argëtim mbarë shoqëror të shohësh një palaço si ky Braçe të kuisë në mënyrë vetëmësiruese poshtërimin e përditshëm ndërkohë që në çdo maj na kujton se dikur i qëndroi dhunës së Sali Berishës. Nëse hap profilin e z. Braçe aty sheh foto të 1996-s, dhunës shtetërore që pati për heronj socialistët e asaj kohe, që nuk heqin dorë nga një aureolë demokratike e rreme, e përgënjështruar përditë nga nënshtrimi ndaj një amebe si Edi Rama.
Çfarë kërkon ky njeri tashmë? Të sqarojë se pse nuk ushtroi dot përgjegjësinë e vet? Kë sqaron, pasi njerëzit e dinë kush është. As alibia e 25 mijë votave nuk mjafton për të mbrojtur një dobësi kaq flagrante, këtë poshtërim. Çfarë kërkon ky njeri sot se është shumë e çuditshme? Të na thotë se nuk është ai që shohim të gjithë: një socialist i paketuar në pastiçon e madhe të partisë?
Kur do ta gjejnë fuqinë dhe dinjitetin që ta mbyllin buçen soji i këtij? Jo për të drejtë fjale, po për atë dinjitet që duhet mbajtur kur humbet, dështon. Të vjen keq që njerëz si ky i marrin kaq shumë kohë jetës publike të vendit, duke kaluar për dikush “ndryshe” përkudër kopesë socialiste. Të vjen keq edhe që Sali idioti shkoi e rrahu këtë më 1996-n duke na poftisur për 30 vjet si qëndrestar të kauzës demokratike. Si shumë të tjerë që tani po përpunojnë rrugë të reja për t’iu lëpirë në mënyrë demokratike shefit të tyre aktual.
s.zaimi

Comments
Z Zaimi. Kam qeshur teksa
Z Zaimi. Kam qeshur teksa lexova kete kopsitje mbi karakterin e Braces. Mgjth mend, ky eshte kone qe leh ne preherin e Rames dhe pushon vetem kur e qorton Rama.
Add new comment