Ardian Isufi: Institucionet shqiptare ecin me karrocën e Dylit

“Lajm tronditës’ e quan Ardian Isufi, piktor dhe profesor në Universitetin e Arteve, humbjen e veprave të artit në galerinë e qytetit të Korçës. Dhe me këtë rast, ai u bën një denoncim institucioneve të kulturës, që “jetojnë në moshën e internetit”, e që “ecin me karrocën e Dylit”. Për ta nxjerrë në evidencë gjendjen dramatike, ai vë përballë atë që ndodh jashtë Shqipërisë, dhe atë që ndodh në Shqipëri.
“Një pjesë e galerive në qytetet e botës i kanë hapur edhe ambientet e fondit të tyre në ekspozim për publikun që e edukon dhe e emancipon si ruhet dhe konservohet një vepër arti. Atje jo vetëm pikturat i sheh një e nga një të mbajtura me kujdes me doreza të bardha, si procedurë standarde e mosdëmtimit, që të duket vetja sikur je jo në një institucion arti, po në një laborator me maksimumin e pastërtisë, por gjithashtu të japin edhe informacion të detajuar dixhital (arkiv virtual) për origjinën historike të krijimit dhe të koleksionimit të çdo vepre arti”. Ndërsa këtu tek ne “kemi akoma kartela katalogimi të ‘kohës së xhaxhit’ me informacione sipërfaqësore tepër të tejkaluara nga realiteti i sotëm dhe se është i papranueshëm fakti që në këto galeri të qyteteve tona, koha ka ngelur në vendnumëro si ‘mentalitet’ dhe si ‘vizion’”.
Dhe akoma: “Vetëm t’u hedhësh një sy të shpejtë kushteve dhe rregullave të ruajtjes së veprave të artit dhe do të kuptosh se ‘je në çdo kohë, por jo në kohën tënde’, sepse vlerësimi i tyre (monetar) është si në ‘kohën e Enverit’ me 20 apo 100 lekë-sha, pa përmendur kushtet skandaloze ku shfaqen e ruhen veprat e artit, ku mungojnë kondicionimi dhe krijimi i atmosferës së përshtatshme të ajrimit, ku lagështira bashkëjeton duke i marrë frymën dhe asgjësuar dita-ditës këto vlera artistike dhe ku fjala e dëmtimit të veprave të artit nga ‘agjentë atmosferikë’ të brendshëm apo të jashtëm duket si një ‘fjalë’ e huaj e zbritur nga qielli.”
Re.Pu.
Comments
dhe si per cudi,asnje nuk e

dhe si per cudi,asnje nuk e permend qe eshte faji i bashkise korces dhe kryetarit te saj.

te ajo pema e prere e galerise kombetare nuk late llaf pa thene per kryeministrin,kurse tani nuk e permendni kryetarin e bashkise,pergjegjes direkt i galerise sepse eshte i PS.

ku jane keta stefanerat,ilvat , anilat, minxhozerat, nazarkerat, pezerat, ciperat .

kete here duhet te shkoni dhe te ankoheni te kryetari ps edi dhe ti thoni se kryetaret e tij te bashkise jo vetem qe nuk i mrembajne por edhe po u vjedhin pikturat (ne mos i ka vjedhur vete kryetari)

nuk e besoj se do ta beni nje gje te tille,sepse edi do tju prese honoraret.

Karroca Dylit? Ky do jete

Karroca Dylit?

Ky do jete durrsak

Karroca e Dylit eshte e

Karroca e Dylit eshte e ngarkuar deri ne fyt , por kuajt e Dylit jane te paushqyer mire per t'a terhequr. Dyli le te bertase sa te doje e le te fshikulloje kamzhikun, por kuajt...ata e terheqin karrocen.E pergjithesova, pasi ne jemi kliente te asaj karroce qe po hiqet zvarre rruges se gjate te integrimit. Zvarritje me Dylin e sotem ne pritje te Dylit te neserm. Si e tha F.Nano ?! E ka kenduar nje kenge greke...'karrocieri trava...'; po ky i joni nuk po 'trava' ( terheq) se ka mbetur ne baltovinen e galerive te ristrukturimit te historise...Historine e shkruaj vete, pasi une kam leter, une kam boje, une kam pene...juve keni vetem...mender-ene; keshtu sikur po na thote prijesi yne i koheve moderne...Edhe themi qe jemi nje nga popujte me te lashte te ballkanit...Edhe themi qe neve jemi (duke i rene gjoksit me grushta) protogenis ballkanik...ardhur ne 'limane' me karrocen e Dylit. Qyfyre te tashme per kohe te shkuara nen harqet e 'apasionates'...

Add new comment