Berisha vazhdon këngën “Punësim në rritje”. Shifrat e INSTAT-it e përgënjeshtrojnë…

Postuar në 11 Korrik, 2012 08:06

Berisha foli në mbledhjen e qeverisë sot përsëri për punësimin. “Kryefjalë e kësaj mbledhje është dhe do të mbetet krijimi i vendeve të punës si një nga qëllimet më madhore, për të mos thënë më kryesori i të gjithë reformave tona. Sot beteja për vendet e punës është beteja më kryesore që zhvillohet në Europë dhe në botë. Në Shqipëri dy raporte më serioze ndërkombëtare faktojnë se papunësia jo vetëm nuk është rritur, por ka njohur ulje progresive,” tha ai.

“Reformat kanë bërë të mundur që Shqipëria të tërheqë për të tretin vit rradhas mbi një miliard dollarë investime të huaja dhe kjo ka rritur punësimin. E gjithë axhenda e ministrive tuaja duhet të riformulohet në përputhje më këtë interes jetik siç është punësimi,” u tha Berisha ministrave, të cilët bënin sikur mbanin shënime.

Po ç’na thonë shifrat INSTAT-it për punësimin në tre vjetët e fundit? Nga një tabelë me shifrat e tij që publikuam dje ( http://www.respublica.al/artikuj/2012/7/10/kontroll-faktesh-berisha-thote-se-punesimi-eshte-rritur-nga-viti-ne-vit-me-14 ), na rezulton se në vitin 2009, numri total i të punësuarve u ul me 75 mijë, krahasuar me një vit më parë (2008-ën).  Ndërsa në 2010-ën dhe 2011-ën, numri total i të punësuarve ishte respektivisht 57 mijë dhe 46 mijë më pak se në 2008-ën.  Dhe në mars të 2012-ës, kishte plot 41 mijë të punësuar më pak se në 2008-ën, kur sipas Berishës nuk i kishim miliardat e investimeve të huaja që janë shtuar në tre vitet e fundit.

Berisha bën mirë t’i tërheqë veshin INSTAT-it për këto shifra punësimi që raporton…

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by anonim (not verified) on

<p>ndoshta berisha llogarit transfertat e depozitave te emigranteve nga bankat greke ne ato shqiptare si investime te huaja, se po te ishin shtuar investimet e huaj nga 1 miliard euro ne vit, do te ishte bere shqiperia pellembe e fabrike e huaj...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.