Ardian Ndreca sheh rrezikun e instrumentalizimit të gegnishtes

Ardian Ndreca është nga të paktët publicistë shqiptarë, që shkruan në gegnisht (“në respekt të drejtshkrimit të gegnishtes letrare të vitit 1964, të aprovuar në Kosovë”, saktëson ai). Në Mapon e sotme ish një artikull i tij mbi gegnishten me titull “Rreziku i instrumentalizimit të gegnishtes”, dhe këtë e bënte në përgjigje, apo në vijim, të debatit të hapur së fundmi për shkak të disa sugjerimeve për ndryshime në standardin e shqipes të bëra nga disa akademikë të Tiranës e të Prishtinës. Ndryshimet e propozuara, sidomos në formën që u lajmëruan nga scoop-et e stisura mediatike, provokuan një si shock tek mbrojtësit e standardit, por Ndreca vetë është krejt i pakënaqur me drojën e gjuhëtarëve për “të njohur ndryshimet sociologjike të gjuhës shqipe gjatë njëzet viteve të fundit”. Ai çmon “ndonji përpjekje gjysëm institucionale për me ngjallë debatin rreth gegnishtes”, por – thotë ai - “un jam i primë mos i besue atyne që me fjalë e mbrojnë gegnishten por shkruejnë në nji standard me dopiopet të mbërthyem deri në fyt”.
Një nga këta është Kolec Topalli, i cili, vazhdon Ndreca, “ka dalë me tezën e disa ndryshimeve në përdorimin e zanores -ë- në nji tipologji të caktueme fjalësh”. Këto ndryshime Ndreca, jo vetëm i konsideron të pamjaftueshme, por lë të kuptohet se janë si të pilotuara politikisht;. Ja ç’thotë saktësisht ai: “Entiteti i ndërhymjes ishte krejtsisht i papërfillshëm në kandvështrimin e nevojave që paraqet sot standardi, por i mjaftueshëm me heq vemendjen prej problemeve urgjente politike që kemi dhe sidomos për me shtërngue rradhët e nji elektorati të lodhun e të zhgënjyem veriorësh që e kanë pa tashma dështimin total të politikës së Berishës.”
Për ta lexuar të plotë shkrimin e tij, ndiqnin linkun: http://www.mapo.al/2012/07/11/rreziku-i-instrumentalizimit-t...
M.N.
Comments
Ne te gjithe ecim ne

Ne te gjithe ecim ne autostraden e gjuhes se shkruar te ndertuar ne vitin 1972 , ndersa Ndreca vazhdon ne rrugen e vjeter te "Ndroqit'...Megjithate ...takohemi ose ne Tirane ose ne Prishtine...dhe po nuk u morrem vesh mer njeri tjetrin...marrim perkthyes shoqeruesa turistesh. Demokracia i rishikon te gjitha ! Madje , ka rrezik te nisim te bejme ADN-te per atesite e memesite tona, pasi asgje nuk eshte 'nje here e pergjithmone'...Revan i thone ketij, revan pasi na ka pickuar nje 'mize' e keqe ne vend te keq...

Te lumt , z. Ndreca, Tosket

Te lumt , z. Ndreca, Tosket po bertasin se standarti qe ata kan vendos me forc asht per unitetin pra Gegnishtja duhet me u perjashtue se kshtu ka kene per 50 vite rresht. U dashka pra qe Geget per hir t'unitetit ta harrojn Gegnishten e nanes tyne e me fol Tosknishten e nanes se "ajsbergut". K'ta nuk dun me ja dijt nese Geget asimilohen por revoltohen pa mase tuj xjerr "temjanin e tosknishtes" po qe se ju duhet me sakrifikue e me msue edhe k'ta i fije Gegnisht. Gegnisht (???) pu, pu, pu tradhti kombtare!

Nana ime asht kuksjane!

Nana ime asht kuksjane!

... po, te kuptoj. Ti hyn

... po, te kuptoj. Ti hyn tek ata qe pajtohen me gjendjen. Ti pranon asimilimin, pra zhdukjen e Gegnishtes nga faqja e dheut (kjo do te ndodhe me siguri hap pas hapi (eshte vetem ceshtje kohe). Ti nuk kupton qe nuk eshte thjesht ceshtje nderi por as Tosket kur te sqarohen dhe as bota nuk do te na e fale qe lejojme bjerrjen vullnetare te Gegnishtes qe eshte nje pasuri boterore ende e pazbuluar. Nena Kuksjane ??? dhe flet keshtu .. sec me kujtohet nje shprehje italiane ma va...

E ashtu quejtuna gjuha e

E ashtu quejtuna gjuha e njehesueme/standartizueme asht tosknishtja e Enver Hoxhes e imponueme me ligje si STANDART, ndersa e quejne gagnishten si jasht standartit/autostrades.

Ne fakt veprat ma te mdhaja historikisht dhe artistikisht jane te shkrueme ne ate shqipen e mohueme nga Enver Hoxha & CO.

Gjuha standarte shqipe eshte

Gjuha standarte shqipe eshte dialekti i Elbasanit, i vendit ku u krijua Shkolla Normale qe nxorri mesuesit e pare te gjuhes shqipe per Shqiperine dhe Kosoven. Drejtori i pare i kesaj shkolle ka qene kosovari i nderuar Ahmet Gashi. Ne uren qe bashkon 2 dialektet baze shqiptare, ne te folmen e Konstandin Kristoforidhit, u njehsua gjuha standarte shqipe. Nje arritje e jashtezakonshme e kombit shqiptar. Vetem ata qe kerkojne ndarjen e Shqiperise ne gege e toske, ne muhamedane e te krishtere, ne komuniste a ish komuniste etj etj deshirojne te shkaterrojne nyjen lidhese te kombit shqiptar. Jane ata si Paul Gjermani qe u ka ngel ora ne vitin 1944, dhe duan ta kthjne gjithçka ne ate kohe. Por Shqiperia ka ecur perpara dhe nuk kthehet dot me prapa. Me te mireat dhe te keqijat e historise se saj. Persa i takon Ndreces ky ta shpif me dialektin me te cilin shkruan. Duhet nje perkthyes per ta kuptuar. Duket se perdor kete çeshtje si kal beteje per tu bere i njohur. Budalla per te ardhur keq.

z. "katarakti" ku jetoni ju

z. "katarakti" ku jetoni ju se standarti nga '72 eshte Toskerishtja, apo ke pire ndonje gote dhalle?

Add new comment