Ambasadori Dell jep detaje nga loja presidenciale, dhe ‘kryqëzon’ Surroin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Christopher Dell, ka bërë publike detajet për lojërat politike që u zhvilluan në garë për postin e Presidentit në vitin 2010 dhe 2011, gjatë një interviste për Gazetën “Kosova Sot”. Ambasadori tregon se si Veton Surroi, ish-Kryetar i Partisë Ora dhe pronar i Gazetës “Koha Ditore”, ka bërë përpjekje që ta marrë mbështetjen e Hashim Thaçit për ambiciet e tij për t’u bërë President.
Dell thotë se mënyra se si tentonte ta arrinte këtë qëllim z. Surroi, duke përdorur edhe gazetën e tij, e ka bërë [ambasadorin] të ndihet i ndotur. “Një veprim që më ka bërë të ndihem i ndotur, duke qenë dëshmitar i tij, ka qenë kur e kam shikuar Veton Surroin të zvarritet para Kryeministrit duke e lutur atë që ta bëjë President. Dhe kjo ka ndodhur në shtëpinë time në fund të tetorit apo fillim të nëntorit të vitit 2010”, thotë Ambasadori amerikan.
Ai ka shpjeguar se si ka ardhur deri tek ky takim. “Ai (Surroi) ka kërkuar nga unë që tw organizoj një darkë me Kryeministrin Thaçi, në mënyrë që ai të mund të flasë me të dhe ai ka kërkuar nga Kryeministri që ta konsiderojë atë për President”, thotë Dell.
Më pas, ai përshkruan ndryshimet në vijën editoriale të Gazetës “Koha Ditore” më qëllim të arritjes së synimit të pronarit të saj, Veton Surroit: “Dhe nëse ktheheni prapa dhe e shihni tërë atë që ka botuar gazeta (Koha Ditore), atëherë e shihni se në vjeshtë 2010 përnjëherë ajo vija e tyre tradicionalisht armiqësore ndaj Hashim Thaçit u bë dukshëm më miqësore. Dhe kjo vazhdoi deri në shkurtin e vitit 2011, kur ata iu kthyen vijës së tyre tradicionale me një armiqësi të shtuar, jo vetëm ndaj Kryeministrit, por edhe ndaj meje”.
Marrw nga Gazeta Express
Comments
Gjithësesi, z. Ambasador,

Gjithësesi, z. Ambasador, postin e Presidentit e fitoi po një pinjoll i elitës komuniste Jugosllave. Nuk fitoi biri i ish ambasadorit, por fitoi bija e hierarkut të lartë komunist në Kosovës . A thua, kjo që e ka këtë post tani, nuk u zvarrit para teje? Po pse, mund të vendosej ajo në atë post pa pëlqimin tuaj z. Dell? Në këto rrethana, pse të mos ishte Surroi, një publicist i njohur, por duheej të vinte një anonime? Tre pyetje për qejfin tim, thjesht të shfryhem, se z.Ambasador nuk ka pse kthen përgjegje.

Petro, pse Surroi nuk qenka

Petro, pse Surroi nuk qenka pinjoll komunist e Jahjaga po? Kjo vetëm sepse filluat këso krahasimesh, jo se dua të vë cilësor tek njëri a tjetri në këtë pikë.

Sidoqoftë, nëse Surroi nuk e demanton këtë deklaratë të Dell-it, e që pak gjasa ka të ndodhë, kjo është një goditje e rëndë. Kjo e fundit për arsyen e vetme se familja Surroi, e veçanërisht Vetoni e Flaka, kanë krijuar imazhin e institucionit moral-dhënës në Kosovë e të pakrahasueshëm; e një akt i tillë dëshmon se këtu, në Kosovë, problemi nuk është vetëm tek personat me ambicie (liderët) për të udhëhequr politikën, por tek gjithë shoqëria.

J.D! Unë këtë kam thënë, që

J.D! Unë këtë kam thënë, që edhe Surroi është i të njejtës racë, përderisa është bir ambasadori i Titos, prej nga ka prejardhjen edhe pasuria.

J.D. Qellimi i Dell-it

J.D.

Qellimi i Dell-it eshte pikerisht te minimizoje figuren e Surroit ne syte e opinionit Kosovar. Kjo me tregon mua se Surroi eshte i rrezikshem per kliken ne fuqi, dhe ky m-h amerikani po sherben si mashe e forcave politike qe dan ta diskretitojne Surroin.

Dhe ju lutem, mos shikoni se bijte e kujt jane, por cfare kane bere si persona per Kosoven.

Pyetja duhet bere: Cfare ka bere Presidentja e sotme dhe per cfare njihet pervec se ka bere kurs specializimi ne SHBA( ashtu si edhe Nishani yne)? ( hapnisyte njerez ne ngjashmerite e politikave si ne Kosove edhe tek ne, mos beni komente pa buke)

dhe

Per cfare njihet Veton Surroi si person?

PS: Ju lutem! Lerini keto teorite e prinderve se po na ktheni ne kohen e luftes se klasave.

Anonim, shpërndarës

Anonim, shpërndarës thashethemesh nuk është gënjeshtar, domosdo. Dhe unë nuk e mora vesh nga reagimi i Surroit përse ai nuk u bë kandidat! Sidoqoftë, Surroi ështi i humbur në këtë betejë, edhe nëse, supozojmë, që po thotë të vërtetën.

JD Deklarata qe beri Dell-i

JD

Deklarata qe beri Dell-i eshte nje veprim i ulet dhe qe tregon mungese te thelle profesionalizmi te nje dipllomati . Jam e sigurte qe zyra nga varet nuk do te jete e kenaqur me nje deklarate te tille qe del jasht kompetencave te tij si ambasador dhe perfaqesues i politikes se SHBA ne rajon. Kjo deklarate eshte thjesht hakmarrje e ulet e nje njeriu qe s'mund te quhet politikan, edhe sikur Veton Surroi te jete lutur. Nqs se ti nuk e shikon kete deklarate si nje veprim hakmarres te nje njeriu te vogel, mua me vjen keq qe arrihet deri ne kete pike sa nje palaco ambasador ul veten ne thashemet e intrigat e politikes shqipetare.

Njelloj eshte si andej e si

Njelloj eshte si andej e si ketej. Pazare si matrapaze behen per ato kolltuqe qe ngrohin bythe e loqe dhe krijojne pasuri...me koqe. Ballkanas boshkarroqe !

Surroin e mundon hija e
Surroin e mundon hija e hafijes se udb se rexhait. Sdo munden me snobet te marrin neper kembe dinjitetin e shqiptareve.
Vetonit i paska shkuar

Vetonit i paska shkuar mendja për president të shqiptarëve [ të Kosovës] ?! Po kushëririn e tij të parë, Alltay Surroin, të konvertuar edhe nga kombësia e të vetëdeklaruar turk, çka do ta bënte ; mos ndoshta , kryeministër ?

Qyfyre kosovare ...

Po ti mor Lissus i vjeter, si

Po ti mor Lissus i vjeter, si emrin ke dhe mentalitetin. Akoma me mentalitetin q Surroi pergjigjet per aktet e te kusheririt. Po ca dreqin njerezish jeni mor aman, sot s'ke pergjegjsi as per femijen ten jo me te pergjigjesh per kusheririn. Ik or Lissus koshdo qe je ti se po flet njesoj si Dell kokdardha tashti!

Add new comment