British hero or dour Scot?

Postuar në 08 Korrik, 2012 09:59

Nëse doni të dini ku janë pikërisht tani, në orët e nxehta të pasdites së kësaj të diele, britanikët më të famshëm të politikës, kinematografisë, sportit etj, nga kryeministri David Cameron, kryebashkiaku i Londrës Boris Johnson, princesha e re Middleton me të motrën, futbollisti Beckham me Victorian e tij, etj, etj - përgjigja do t'ju habiste disi: Janë të gjithë në të njëjtin vend. Të ulur në shkallët e një stadiumi. Po ndjekin super-finalen e Wimbledon-it në tenis mes Roger Federer dhe Andy Murray. Është një sfidë aq e rëndësishme sportive për britanikët, sa të gjithë mediat e mëdha janë lidhur live në versionet e tyre online dhe raportojnë çdo pikë. (“FINALLY!!!", me gërma kapitale dhe me 3 pikëçuditëse në fund e quanin të gjitha gazetat e sotme në Londër)

Sfida mes Federer dhe Murray duket se nuk është vetëm sportive. British hero or dour Scot? (Heroi britanik apo skocezi i sertë?) – pyesin të gjithë. Ndeshja do ende kohë të mbyllet, në këto momente është në setin e dytë. Kamionati i Wimbledon-it, ose thjesht Wimbledon-i (25 Qershor – 8 Korrik në 2012) renditet si një nga garat sportive më prestigjoze në botë. (A.N)

Comments

Submitted by jona (not verified) on

<p>ah...harrove Alex Ferguson, trajnerin e Manchester United, qe ka ardhur aty. he is a scot too. ne fakt Murray-n po e mbeshtet media angleze kete radhe, sepse gjithnje e kritikojne per personalitetitn e tij. Une po e shikoj ndeshjen, dhe tani eshte 1:1, dhe eshte ne break per shkak te shiut...I love wimbledon...</p>

Submitted by anonim (not verified) on

<p>z.nano, po e teproni me titujt anglisht. po kete &#39;dour scot&#39; ku e mesuat? po ju gjasme dhe jeni kunder paragjykimeve ndaj grupeve etj etj :)</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.