Ardian Vehbiu i hap punë tjetër vetes: hap blogun ‘Gastare’

Ardian Vehbiu ka kohë që ka hapur blogun personal Peizazhe të Fjalës (http://xhaxhai.wordpress.com) ku, tok me ca miq e dashamirës mendjelatuar, u jep zë kokëçarjeve të veta të natyrës kulturore, akademike, publike e – ai është specialist në lëmë të gjuhës – gjuhësore. Ne të respublica-s kemi folur njëherë për këtë blog, e i jemi referuar më se njëherë shkrimeve të publikuara në të. Mirëpo ka ca ditë që Vehbiu i ka hapur një punë tjetër vetes: Ka krijuar një blog të ri me titullin ‘Gastare’, nëntitullin ‘Qëmtuar në baltrat e shtypit shqip’, e me adresën http://gastare.wordpress.com/. Ky blog është si një filial i blogut ‘mëmë’ Peizazhe të Fjalës, është një blog, ku ai mbledh çdo mëngjes disa prej gabimeve dhe lapsuseve freudiane më pikante, që atij vetë i zë syri gjatë shfletimit të shtypit. Është një blog me interes për të gjithë, por mbi të gjitha për ata që bëjnë gazetat.
Re.Pu.
Comments
Respekte Vehbiut, nga te

Respekte Vehbiut, nga te paktet qe lexohet me vemendje ne Shqiperi

Nuk kam aspak respekt për

Nuk kam aspak respekt për Vehbiun! Ai është ekspert për gjithçka dhe nuk di mirë për asgjë! Nuk bën or kështu të kujtosh se di më mirë se krejt bota për çdo gjë! Delirant hesapi!

Jam dakord, përvec ksaj është

Jam dakord, përvec ksaj është edhe pak hipokrit. sepse ka patur raste ne te cialt i jane gritur kritika te mireqenea dhe ky "i ka hedhur" poshte duke thene "nuk ke ekspertizen e nevojshme".

Imagjino tani, ky qe trajton dhe shkruan "ese" mbi tjetrrjen e leshit, mbi ngjizjen e lopeve, mbi shkencen, artin, fene, historine, gjuhesine (!), politiken, psikanalizen, perkthimin, kulturen... ky perdor pikerisht te njejtin argument qe diskrediton gjithe punen (jam i miresishem, po ja quaj pune) qe ai ben ne ate blog.

Duke shpresuar, se Vehbiu nuk

Duke shpresuar, se Vehbiu nuk e merr personalisht, sic ndosh zakonisht:

Te jesh cinik, te tallesh me me te dobtin, me te paditurin, te percmosh nje subjekt qe gabon, kjo nuk eshte shenje e ndonje bujarie per te cilen duhet t'i perkulemi Vehbiut. Zakonisht, kete e bejne njerezit e vegjel. Dua te shtoj, qe dikur kjo lloj taktike kthehet ne nje bumerang per vete autorin, i kthehet atij mbrapsht; pra, kontribuon ne nje klime mbytese, ku ne fund, askush nuk do te lexoje e mesoje, sepse jane ngritur llogoret. Ne vend te talljes/fleterrufese publike, Vehbiu (dhe koleget e tij) mund te perpiqej (sygjerim modest) te shpjegonte se ku konsiston gabimi ne artikullin e perzgjedhur dhe se si duhet korrigjuar, duke kontribuar ne edukimin e gjithe lexuesve e te gjithe te interesuarve. Ketu nuk flas per gabime shtypi, si nje pjese e atyre qe ka qemtuar Vehbiu, gabime te rendomta nxitimi, te kaluara ne versionin online nga pavemendja e korrektorit, gabime qe i gjen rendom ne shtypin e shkruar, edhe ne ato me reputacion ne Perendim; por gabime "te rendesishme", te tilla qe ashiqare rrjedhin nga mangesite gjuhesore, apo qe perseriten shpesh, duke sinjalizuar nje trend.

Add new comment