Kompanisë serbo-ruse NIS i prezantohet paketa e aksioneve të Albpetrolit

Javën e shkuar, paketa me aksionet e kompanisë shtetërore të nxjerrjes së naftës Albpetrol i është prezantuar gjigandit të rafinimit NIS, ku Gazprom-i rus zotëron 51% të aksioneve, raporton sot gazeta Shqip, duke iu referuar burimeve të saj konfidenciale. Ministria e Ekononomisë Tregëtisë dhe Energjitikës (META) as nuk ia ka konfirmuar e as ia ka përgënjeshtruar këtë lajm gazetarit të Shqip-it.
Sipas deklaratave të mëparshme të METE-s, qeveria shpreson të arkëtojë rreth 150 milionë euro nga shitja e paketës së aksioneve të Albpetrolit, meqë do të përfshijë në të edhe tranferimin e disa të drejtave si kërkim-shfrytëzim nafte e gazi në det. Shuma prej 150 milionë eurosh do të jetë një ndihmë e madhe për qeverinë në prag të fushatës elektorale, pavarësisht se blerësit mund të jenë serbo-rusët e NIS-it. Sipas deklaratave të mëparshme të METE-s, qeveria shpreson të arkëtojë rreth 150 milionë euro nga shitja e paketës së aksioneve të Albpetrolit, meqë do të përfshijë në të edhe tranferimin e disa të drejtave si kërkim-shfrytëzim nafte e gazi në det. Shuma prej 150 milionë eurosh do të jetë një ndihmë e madhe për qeverinë në prag të fushatës elektorale, pavarësisht se blerësit mund të jenë serbo-rusët e NIS-it.
Re.Pu.
Comments
Sa % te aksioneve do blejne
<p>Sa % te aksioneve do blejne keto me vetem 150 milion €? Per sa vite do kene te drejtat e shpimit te naftes? Si do funksionoje taksimi mbi to? Mund te na thoje dikush qe mund ta dije? Gjithashtu, do jete e mundur te blihen aksionet e Albpetrolit ne burse pastaj?</p>
Add new comment