Bashkia dhe PS e Kavajës mohojnë rrethanat e "incidentit me Spiropalin"

Postuar në 08 Korrik, 2012 14:44

Lajmi i gazetës Panorama (cituar në shënimin më poshtë) ka sjellë sot  një reagim përgënjeshtrues të kryebashkiakut të Kavajës Roshi, për të cilin gazeta shkruante sot se u është drejtuar Elisa Spiropalit dhe kreut të PS lokale me shprehje si "Ju pres gjuhën",  "qepeni gojën" etj.  Roshi e cilëson këtë publikim si "vrer mbi qytetin e Kavajës": “Mbetem i habitur nga gjithë vreri që duan të vjellin mbi qytetin e Kavajës në këto kohë, muaj dhe ditë të rëndësishme për këtë qytet. Jam i vendosur të ndryshoj pamjen e këtij qyteti , jashtë cdo lloj provokimi të ulët dhe mediokër që synon të prishë kohezionin e bashkëveprimit dhe bashkëpunimit të të gjithë aktorëve dhe faktorëve këtu”- thotë në deklaratën e tij kreu i bashkisë së Kavajës. Edhe kreu i PS-së në Kavajë, Xhavit Halili përgënjeshtron rrethanat e paraqitura në të përditshmen në fjalë. Sipas tij, "ai nuk e ka thirrur në këtë mbledhje kryetaren e FRESSH-it": “Kam thirrur një mbledhje partie të strukturave të saj... Gjatë zhvillimit të mbledhjes, në sallë vjen kryetarja e FRESSH Elisa Spiropali e cila pretendon se është thirrur prej meje në këtë mbledhje, por që kjo nuk është e vërtetë, - thotë në deklaratën e tij kreu i PS Kavajë. (A.N.)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.