PD-ja ‘zien nga debati’ për shkak të Markut e Xhepës

Katër deputetë të PD-së ‘nuk kanë përtuar’ ta thonë të tyren pas kritikave që kanë bërë në adresë të maxhorancës dy kolegë të tyre, Marku e Xhepa. Dhe është interesante të vësh re se çfarë u del nga goja teksa përpiqen të kombinojnë luajalitetin ndaj Berishës me një si ‘tolerancë ndaj kritikës’. Ja se ç’kanë thënë:
Majlinda Bregu: “Secili ka të drejtë të shprehë mendimin e vet. Është shumë mirë që deputetë të caktuar kanë mendime të ndryshme. Por përgjigjen për qeverinë e mirë, për maxhorancën e mirë e të suksesshme, do ta japë qershori i vitit 2013.”
Jemin Gjana: “Vizioni programor i kësaj maxhorance që drejtohet nga PD-ja është harmonizim, përpjekje, forcë në luftën kundër brishtësisë së institucioneve për të zbatuar ligjet e për të kryer reformat”.
Dashnor Sula: “PD-ja ëhstë familje e madhe, e debatet, përpara se të dalin në treg, duhet të diskutohen nëpër forume”.
Tritan Shehu: “Qysh prej ditës së parë të themelimit të saj, e deri më sot, PD-ja ka qenë një parti në dinamizëm, në novacion, është një forcë politike që ka ndjekur hap pas hapi ndryshimet e vendit”.
Çfarë debati mes kolegësh!
E.G.
Comments
Pse cuditeni. A nuk jane
<p>Pse cuditeni. A nuk jane verbatum te njejtat gjera qe thuhen ne PS sa here qe akuzohet kryetari? "Te flasim neper forume e jo jashte tyre", "X eshte parti e madhe, ka vend per te gjithe", "x eshte parti dinamike" etj etj jane te gjitha shprehje qe duan te thone: te ne kryetari vendos gjithcka, edhe per karrieren e gjithsecilit, me mire mbyll gojen e ul koken se po dole jashte rrethit me hir a me pahir do perjashtohesh. </p><p>Kuptohet e gjitha kjo ndodh me bekimin e analisteve Muc, Stefani, Cili qe perhere jane ne gatishmeri per te mbrojtur kryetarin Sali/Rama. </p>
PD-ja eshte zevendesuese e
<p>PD-ja eshte zevendesuese e denje e Partise se Punes, me ndryshimin se punistet tredheshin sa here guxonin te hapnin gojen, demokratet jane vetetredhur me vullnetin individual te cdo anetari.</p><p>Por nese nje parti nuk ecen me kohen, del shume shpejt jashte historise.</p>
Add new comment