Arkiv-Lajme

Florin Krasniqi: Nuk besoj te FBI-ja; ajo përdoret nga qeveritë e korruptuara

Postuar në 05 Korrik, 2012 12:55

“Kanë mbërritur ekspertë të FBI-së”, u tha dje në shtypin kosovar, dhe me këtë u demonstrua një lloj besimi se çështja e Dino Asanajt, që u gjet ‘i vetvrarë’ me 11 goditje thike në trup (11 tentativa vet-therjeje), do të zbardhej. Por nuk e kanë të gjithë këtë besim. Florin Krasniqi, deputet i Vetvendosjes, një nga deputetët që u gjend i përfshirë para katër ditësh në përplasjet fizike jashtë Kuvendit, nuk bën pjesë tek optimistët.

Vehbiu vëren një gabim në logon e kremtimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë

Postuar në 05 Korrik, 2012 11:56

Në një shkrim të tijin në blogun Peizazhe të Fjalës, Arddian Vehbiu rreshton tri rrethanat e përdorimit të gërmës së madhe:

“1. Emërtimet e periudhave, të ngjarjeve, të akteve e të dokumenteve hirstorike me rëndësi kombëtare ose ndërkombëtare, të monumenteve historike e të rnonumenteve të kulturës shkruhen me shkronjë të madhe (me përjashtim të nyjave dhe të fjalëve shërbyese)

2. Shkruhen me shkronjë të madhe pjesët përbërëse të emërtimeve të festave kombëtare e ndërkombëtare

Gjykata kushtetuese mund ta blindojë mandatin presidencial të Atifete Jahjagës

Postuar në 05 Korrik, 2012 09:44

Para se të binin në ujdi për ta zgjedhur Presidente të Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ish zv.drejtoreshë e policisë. Ajo është diplomuar si juriste, por disa kurrse e specializime e bënë të futej në shërbimin policor, deri sa më prill të vitit 2011 u mor vesh se “ajo kish lindur me këmishë”. Rrethanat, por dhe ca aftësi të sajat, deshën që ajo të binte në sy të amerikanëve, t’u fitonte zemrën këtyre të fudnit, e nën ndikimin e tyre, pas peripecisë presidenciale të Behgjet Pacollit, të zgjidhej në kreun e Republikës.

‘Vizitë e bardhë’ e Hashim Thaçit në Zvicër

Postuar në 05 Korrik, 2012 07:10

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me ministren e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ministrin e Ekonomisë, Besim Beqaj, dhe  zëvendësministrin e Jashtëm, Petrit Selimi, kanë qëndruar gjatë fundjavës së kaluar në Zvicër. Kryeministri Thaçi ka marrë në Gjenevë titullin Doctor Honoris Causa të Shkollës së Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, një shkollë private, ndërsa sipas portalit Albinfo ai është takuar edhe me një grup biznesmenësh zviceranë.

Koka flet (edhe) për peshkun e Blendit ose rrugën si hyhet në zemrën e... kryetarëve

Postuar në 05 Korrik, 2012 06:45

Gazeta Shqiptare ka botuar një intervistë të gjatë me Leonard Kokën, vëllai i ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit Lefter Koka, i dënuar vite më parë për kontrabandë cigaresh, i njohur gjithashtu për miqësinë familjare me ish-kryeministrin socialist Nano.

Fahri Balliu, ‘kanakari i diplomacisë perëndimore’

Postuar në 05 Korrik, 2012 05:08

Në përurimin e librit ‘Zemra e patriotit’ të botuar nga shtëpia botuese ‘55’ (e Fahri Balliut), kanë qenë, përveç të tjerëve, dhe kryeministri Berisha e ambasadori Arvizu. Dhe sipas Temës, ky i fundit ka marrë fjalën e ka thënë: ‘Falenderoj Fahri Balliun, këtë botues dhe shkrimtar të madh për SHBA-në (shih në linkun: http://www.gazetatema.net/ëeb/2012/07/04/cili-nga-keta-te-dy-ambasadore-amerikane-ka-te-drejte-per-fahri-balliun/).

Marku ‘i kthen kusurin’ Gridës

Postuar në 05 Korrik, 2012 04:33

Deputeti i PD-së Mark Marku i përgjigjet sot, po në Panorama, zv.ministres Grida Duma, që dje kish shkruar një artikull kritik ndaj ‘herezive’ të tij në programin Shqip të Top-channel-it. Në fakt, përgjigja e Markut ka nota shpërfillëse e përqeshëse. Ai kapet pas termit ‘koherencë’, që Duma (Marku parapëlqen ta thërrasë në emër, Grida, për të dhënë, siç thotë ai vetë, idenë e një britme) e kërkonte, e nuk e gjente, në jetën politike të Mark Markut.

Ku i gjeti Berisha 820 mijë familjet?!

Postuar në 05 Korrik, 2012 02:05

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, përveç të tjerash, Berisha  foli edhe për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Sipas tij, “qeveria ka dëshmuar një ndjeshmëri maksimale ndaj halleve, derteve dhe problemeve të 820 familjeve, të cilat do të përfitojnë nga rritja e rrogave dhe pensioneve”. Po ku e ka gjetur Berisha këtë numër? Mos ia ka dhënë INSTAT-i?

Një tabloid në Beograd: Të parët e Hashim Thaçit kanë qenë serbë 100 vjet më parë

Postuar në 04 Korrik, 2012 15:30

Fantashkenca ballkanike ka prodhuar një lajm, që nuk mund t’mos tërheqë vëmendjen këtyre anëve. Burimi i lajmit është në Beograd. Kurir, e përditshmja bulevardeske serbe, që është e dhënë pas scoop-esh e skandalesh, pretendon se ka gërmuar në arkivat turke të Ankarasë, dhe …. çfarë ka zbuluar? Ka zbuluar që Hashim Thaçi është me origjinë serbe. E nuk bëhet fjalë për një origjinë të hershme. Jo bëhet fjalë për kohë të vona.

Ylli i ri i Bajernit të Mynihut është shqiptar. Dhe… shikoni ç’ka në këpucë

Postuar në 04 Korrik, 2012 15:20

Ylli i ri i Bajernit të Mynihut është një futbollist shqiptar me pasaportë zvicerane. Është mesfushor quhet Xherdan Shaqiri dhe mediat sportive atje e quajnë “xhuxhi magjik”. Xherdani, i cili që i vogël ka emigruar me prindërit në shtetin helvetik, është i lindur në Zhegër afër Gjilanit në Kosovë. Tabloidi zviceran Blick, shkruan se “Xhuxhi Magjik”, në seancën e parë stërvitore nën urdhrat e trajnerit Jupp Heynckes ka rënë në sy të fotografëve edhe për… këpucët. Në prodhimin “Nike”, Shaqiri ka kërkuar që të vendoseshin tre flamuj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme