Vehbiu vëren një gabim në logon e kremtimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë

Në një shkrim të tijin në blogun Peizazhe të Fjalës, Arddian Vehbiu rreshton tri rrethanat e përdorimit të gërmës së madhe:
“1. Emërtimet e periudhave, të ngjarjeve, të akteve e të dokumenteve hirstorike me rëndësi kombëtare ose ndërkombëtare, të monumenteve historike e të rnonumenteve të kulturës shkruhen me shkronjë të madhe (me përjashtim të nyjave dhe të fjalëve shërbyese)
2. Shkruhen me shkronjë të madhe pjesët përbërëse të emërtimeve të festave kombëtare e ndërkombëtare
3. Mund të shkruhet me shkronjë të madhe një emër i përgjithshëm për qëllime të veçanta stilistike, për të theksuar me forcë a me ngjyrim të veçantë një nocion, një njeri a një ide të caktuar.”
Na i ka sjellë në vëmendje këto rregulla për të përligjur një kritikë të tijën të natyrës po gjuhësore ndaj logos së kremtimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë. Vehbiu thotë se “mbishkrimi në këtë logo (shih foton që shoqëron këtë shënim) përmban një gabim në përdorimin e shkronjës së madhe: nuk ka asnjë arsye që fjala vjet të shkruhet Vjet.
Shkrimin e mbyll me frazën “qofsha i gabuar për të gjitha!”, por këtë mbyllje e bën, jo ngaqë është i pasigurtë, por ngaqë don të lozë pakëz me pasigurinë e tij (është lojë që ndjell simpati kjo). Të gjitha gjasat janë që të mos jetë hiç gabim.
Shkrimin e plotë mund ta gjeni në linkun: http://xhaxhai.wordpress.com/2012/07/04/shkronjat-e-shtetit/
E.G.
Comments
Të na rrojë Vehbiu se e ka

Të na rrojë Vehbiu se e ka lehtë të na mbajë ders dhe iso nga apartamenti i tij në lagjen e të varfërve të Amerikës-Bronx. Pasi po i kruhet të vijë e të jetojë këtu se man or nuk po mund të jetojmë pa të!

ju lutem mos perdorni

ju lutem mos perdorni turqizma, te pakten kur flisni per gjihen...c'na duhet 'hic' kur mund te perdorim 'aspak' ket?

ju lutem mos perdorni

ju lutem mos perdorni turqizma, te pakten kur flisni per gjuhen...c'na duhet 'hic' kur mund te perdorim fjalen 'aspak' ketu?

Ardiani kesaj here e ka krejt

Ardiani kesaj here e ka krejt gabim. Ne nje logo mund te shkruhet fare mire me shkronje te madhe fjala "Vjet". Kjo nuk eshte nje fjali e zakonshme, por nje logo. Fjala "Vjet" shkruhet me shkronje te madhe per emfaze. Nuk eshte fjala per vite sidokudo por per 100 Vjetorin e Shtetit shqiptar.

100 vjet ..apo 100 Vjet

100 vjet ..apo 100 Vjet ?

Cila menyre eshte e drejte ?

Ne fakt..nuk ka asnje lloj ndryshimi...at all.

Add new comment