Ylli i ri i Bajernit të Mynihut është shqiptar. Dhe… shikoni ç’ka në këpucë

Ylli i ri i Bajernit të Mynihut është një futbollist shqiptar me pasaportë zvicerane. Është mesfushor quhet Xherdan Shaqiri dhe mediat sportive atje e quajnë “xhuxhi magjik”. Xherdani, i cili që i vogël ka emigruar me prindërit në shtetin helvetik, është i lindur në Zhegër afër Gjilanit në Kosovë. Tabloidi zviceran Blick, shkruan se “Xhuxhi Magjik”, në seancën e parë stërvitore nën urdhrat e trajnerit Jupp Heynckes ka rënë në sy të fotografëve edhe për… këpucët. Në prodhimin “Nike”, Shaqiri ka kërkuar që të vendoseshin tre flamuj. Dhe në njërën anë të këpucës duken mjaft qartë, flamuri i Kosovës, flamuri i Shqipërisë dhe flamuri i Zvicrës. Në anën e kundërt të këpucëve ka shkuar emrin e motrës, Medina dhe dy vëllezërve Erdin dhe Arjan. Shaqiri do luajë me përfaqësuesen e Zvicrës kundër kombëtares së Shqipërisë për kualifikimet e kampionatit botëror. (A.N.)
Comments
Jo mër jo është zviceran me
Jo mër jo është zviceran me origjinë Shqiptare se ndryshe luante me kombëtaren Shqiptare. Ça do thotë AKZ ja për kte?
Dergova nje fotografi tek

Dergova nje fotografi tek rubrika 'fotografi nga lexuesi'. Mastafai nuk i dha ok-ej. E dini pse ?...Artistja e re ruse Arkady Kim ne nje fasade tprej 30 metra katrore ne parkun 'Gorki' te Moskes realizoi portretin 'The Awakening' me nje milion kokrra kafeje, ose gati dy kv kafe. Me kete portret ajo theu rekordin gines te aplikatorit mozaikist tonit, Saimir Strati, i cili me materiale te ndryshme ka krijuar portrete deri ne pese metra katrore. Pse nuk i dha te drejte shperfaqjeje ?n Thjesht per egoizem prapanik shqiptar ! Thjesht qe rekordet tona s'ka kush i thyen ! Thjesht qe ne jemi rekordmen ! Thjesht qe ne kemi vetem arritje dhe te tjeret 'rrijne e mesojne nga ne'. Nuk e prisja neoliberalin Mustafa Nano te mbante kete qendrim censurues ! Nuk eshte patriotizem ky ! Ky eshte thjeshte 'fshatarizem' ne nje kohe globale, ku me i zoti fiton. Ku me i zoti behet nxitje per tjetrin. Qofte kjo nxitje dhe per Mustafa Nanon, i cili po shterron si 'burim' opinionisti. Keq me vjen, por ky eshte realiteti...Mustafa, 'trupi' do mbajtur ne forme...

Anon, dakort deri diku me

Anon, dakort deri diku me logjiken tende. Por ndoshta Muci mund kete injoruar edhe thjesht sepse nuk i eshte dukur ndonje lajm me peshe per publikun.

Sa per pikturen me kokrra kafeje te Saimir Stratit ai eshte mbi 25 metra katror (jo 5 sa thua ti) dhe eshte shume i bukur.

Po mire more anon? Kujt nga

Po mire more anon? Kujt nga lexuesit shqiptare i plasi b... per ate foton ne rusi me kokrra kafeje.

Ne se ti mendon se revistat e gazetat e paskan per detyre te botojne cdo gje qe ju dergohet atehere ti s'paske marre vesh fare nga dynjaja. bej edhe ti gazeten tende dhe boto cfare te duash.

e mira do ishte te luante per

e mira do ishte te luante per shqiperine, por dhe ketij talenti nuk ju be ismeti nga FSHF qe ta vishte kuq e zi, suksese ekipeve shqiptare qe luajne sot per EUROPA LEAGUE

Add new comment