Ku i gjeti Berisha 820 mijë familjet?!

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, përveç të tjerash, Berisha foli edhe për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Sipas tij, “qeveria ka dëshmuar një ndjeshmëri maksimale ndaj halleve, derteve dhe problemeve të 820 familjeve, të cilat do të përfitojnë nga rritja e rrogave dhe pensioneve”. Po ku e ka gjetur Berisha këtë numër? Mos ia ka dhënë INSTAT-i?
Le të shohim. Në faqen http://census.al/Resources/Data/Census2011/Instat_print%20.pdf, INSTAT-i ka publikuar rezultatet paraprake të Censusit të Popullsisë dhe Banesave 2011. Aty raportohet se numri i familjeve në Shqipëri është 740 mijë dhe jo 820 mijë, siç tha Berisha.
Por le të supuzojmë se Berisha tha 740 mijë dhe jo 820 mijë. Në këtë rast, i bie që çdo familje shqiptare të përfitojë nga rritja 4%-5% e rrogave dhe pensioneve. Po familjeve që s’kanë pensionistë në përbërje dhe punojnë në biznesin e tyre të vogël privat, sa do t'u rritet rroga?! Po familjeve bujqësore që s’kanë pensionistë në përbërje dhe jetojnë vetëm me të ardhurat e tyre, sa do t'u rritet rroga?!
E.Zaloshnja
Comments
Une ne pension , gruaja ne

Une ne pension , gruaja ne pune...Nuk bejme ne dy familje ?!...Mesatarisht i bie qe edhe ata qe s'kane pensioniste u eshte rritur 'rroga dhe pensioni' nga ndjeshmeria maksimale e qeverise ndaj 'derteve dhe problemeve' tona. Dertet dhe problemet tona...kush i lexon ?!...Ne mes te ketij behari pervelues nje spruco me uje te ftohte nga Berisha eshte freskellek...Lum ne per lumturine tone qe bene vendet e zhvilluara te 'plasin' nga inati...

Ku merni vesh ju te

Ku merni vesh ju te respublikas!

Jo vetem 820,000 familje shqiptare kane perfituar nga rritja e pagave dhe e pensioneve, por edhe 500,000 familje te shqiptareve ne kosove dhe 200,000 familje te shqiptareve ne maqedoni. Madje te dhenat tregojne se perfituesit e rritjes se rrogave dhe pensioneve ne vend kane filluar te dergojne pagesa per te ndihmuar shqiptaret ne emigrim qe po pesojne efektet e krizes europiane, kshu qe nga puna e ndritur e Berishes kane perfituar edhe mbi 500,000 familje ne emigracion. Si nuk keni turp qe shkruani artikuj te tille kunder qeverise?! Une i lutem zotit c'do dite qe qeveria te ndaloi rritjen e pensioneve sepse po u rriten edhe pak, Berisha do joshet nga pensioni i lart dhe do ta lej pune; ku do mbytemi ne pastaj pa madherine e tij?

ore I3VI5, prej rritjes se

ore I3VI5, prej rritjes se rrogave e pensioneve t’birishs do te fitoje jo vetem cdo shqiptar me kuc e me mac brenda shqiperise, por edhe 1 milion emigrante jashte shqiperise. po as ti as zaloshnja s’i kuptoni mire llogarite e birishs. madje birisha nuk e tha tamam shifren e vertete, se prej rritjes se rrogave e pensioneve ne shqiperi do te fitojne edhe 60 milione italiane dhe 11 milione greke, se me te ardhurat e rritura shqiptaret do te shtojne blerjet e mallrave greke dhe italiane. madje do te fitojne edhe 1.3 miliarde kineze, se do te blejme mallrat e tyre. e shikon o I3VI5 se sa te komplikuara jane keto llogari, as ti as zaloshnja si ckokolepsni dot llogarite e birishs…

o zaloshnje. po ty sa ta ka

o zaloshnje.

po ty sa ta ka rritur honorarin edi rama nuk na e the.apo ke frike se paguan taksa dhe honoraret ti japin nen dore

zaloshnja dhe m. nano i kane

zaloshnja dhe m. nano i kane honoraret me te medha se shkelzeni dhe argita, po s'di gje ti more nik vucidolsi

Add new comment