Shkup: Deputetët shqiptarë duan të flasin shqip e të dëgjohen shqip

Postuar në 04 Korrik, 2012 13:27

Ka një problem me gjuhën në transmetimet televizive live nga parlamenti maqedonas. Me gjuhën shqipe. Deputetët e partive shqiptare mund të flasin shqip, por fjala shkon e përkthyer në sllavisht në të gjitha shtëpitë maqedonase; e për këtë arsye, deputetët e PDSH-së (partia e Menduh Thaçit) kërkojnë që fjala e secilit të transmetohet ashtu si është, në shqip, e transmetimi audio të jetë alternativ. “Ne kemi të drejtë të flasim, por nga ana tjetër fjala jonë ngelet e burgosur brenda mureve të parlamentit, ngelet e burgosur brenda këtu në këtë komision, sepse tani në këtë moment, mua qytetari më dëgjon me përkthim”, është shprehur deputeti Zijadin Sela, i cili është përkrahur dhe nga deputetë të tjerë të partisë së vet e të partisë Rilindja Demokratike Kombëtare. Talat Xhaferri, deputeti i BDI-së, është i idesë se “problemi është më shumë teknik se sa politik”, por ky qëndrim nuk u ka pëlqyer deputetëve të partive të tjera shqiptare.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.