Arkiv-Lajme

“Letra lufte” mes ambasadores gjermane dhe botuesit të Hitlerit në shqip

Postuar në 04 Korrik, 2012 02:56

Botuesi i “Helga’s Secrets” Alfred Cako i është përgjigjur sot ambasadores Gjermane në Tiranë Carola Muller-Holtkemper. Para pak ditësh ambasadorja gjermane i shkruante në një letër publike kësaj shtëpie botuese shqiptare ku i kërkonte nënshkrimin e një deklarate mosveprimi brenda 6 korrikut për heqjen nga qarkullimi të “Lufta ime” të Hitlerit. Holtkemper  (në foto) paralajmëroi që, në rast se botuesi nuk do të veprojë, “Shteti i Bavarisë do të fillojë procesin gjyqësor për shkelje të së drejtës së autorit.

Fatos Nano bën tabelë qitjeje Ristanin dhe Nokën

Postuar në 03 Korrik, 2012 14:17

Kritikat në adresë të Arben Ristanit dalin nga shumë burime të opozitës, e të shoqërisë civile, por kritika që i është bërë sot nga Fatos Nano, apo në emër të Fatos Nanos, ka qenë disi e papritur. “Arben Ristani është modeli dhe fryma e privatizimit dhe partiakizimit të institucioneve të shtetit shqiptar, e si i tillë ai nuk mund të jetë më pjese e vazhdimësisë, kur në lojë është reformimi europian i vendit.

Shkëlzen Maliqi: Ndryshimi i kufijve Serbi-Kosovë është i pamundur

Postuar në 03 Korrik, 2012 14:02

Në shkrimin e Shkëlzen Maliqit të publikuar në Gazetën Express thuhet se, “ish-Kryeministri i Maqedonisë Ljupço Gjeorgjevski, që jeton në Bullgari (ku, madje, e ka marrë edhe shtetësinë bullgare) prej vitit 2004, ka thënë para disa ditësh se Zoran Gjingjiçin e kanë vrarë, ngaqë ka kërkuar ndryshimin e kufijve në Ballkan, ka kërkuar që Kosova, Maqedonia dhe Bosnja të ndahen në bazë të vijave etnike; ndërkaq atje ku kjo nuk është e mundshme, të aplikohet këmbimi i popullsisë”.

Në zyrën e shtëpinë e Sarkozy-së ka trokitur një togë policësh; dhe një prokuror

Postuar në 03 Korrik, 2012 11:28

Nicolas Sarkozy është nisur dje me familjen e tij për në Kanada, por sot, një prokuror, Jean-Michel Gentil, i shoqëruar nga një duzinë policësh, e ka mbajtur frymën në zyrën e re të ish-presidentit, dhe në shtëpins e gruas së tij, Carla Bruni-t. Çfarë ka ndodhur? Është një muhabet që tirret qysh prej muajit maj, kur e përditshmja Le Monde raportonte mbi një hetim të nisur në adresë të Sarkozy-së për fonde ilegale të marra në emër të partisë gjatë fushatës së vitit 2007 nga familja e pasur franceze Bettencourt. Prova? Po, ka prova e dëshmira.

Juristi Njazi Jaho: Përfaqësuesit e partive ishin të tepërt në mbledhjen e KQZ-së për referendumin

Postuar në 03 Korrik, 2012 10:18

Juristit të njohur e me përvojë Njazi Jaho i ka bërë përshtypje prania e përfaqësuesve të partive politikë në momentin që KQZ-ja, e vënë në lëvizje nga një reagim i ambasadorit amerikan, po shqyrtonte kërkesën për referendumin mbi importin e plehrave. Sipas nenit 26 të Kodit Zgjedhor, përfaqësuesit e partive parlamentare që kanë marrë pjesë në zgjedhje janë me status të përhershëm pranë KQZ-së dhe kanë të drejtë të marrin pjesë në të gjitha mbledhjet që zhvillon KQZ-ja, por Jaho ka një interpretim të vetin të shprehjes “në të gjitha mbledhjet që zhvillon KQZ-ja”.

Shtëpitë botuese afër qeverisë “janë me fat”: Kanë tekstet më të mira shkollore

Postuar në 03 Korrik, 2012 08:47

Në numrin e sotëm të së përditshmes shqiptarja.com janë dy faqe të plota, ku denoncohet dukuria e presionit që ushtrohet mbi komisionet e mësuesve të ngritura në shkollat e sistemit parauniversitar, që kanë për detyrë të zgjedhin tekstet shkollore të lëndëve të ndryshme. Qysh prej vitit 2006 tekstet shkollore, duke qenë se në treg ka disa variante alternative, nuk zgjidhen më nga ministria e arsimit, por zgjidhen nga vetë shkolla.

Shënim: Pasiguria e obligacioneve të thesarit shqiptar

Postuar në 03 Korrik, 2012 06:19

Kur dikush i investon paratë e tij në bono ose obligacione thesari, kërkon të realizojë një interes në përpjestim me rrezikun që merr përsipër. Sa më i lartë të jetë rreziku, aq më të lartë e kërkon interesin. Kjo logjikë e thjeshtë e investimit është materializuar në ankandet e fundit të bonove dhe obligacioneve të thesarit shqiptar. Kështu, bonot e thesarit 1-vjeçare janë shitur me një çmim mesatar që realizon interesin prej 7.35% për blerësit e tyre. Ndërsa obligacionet e thesarit 7-vjeçare janë shitur me një çmim mesatar që realizon interesin prej 10.85% për blerësit e tyre.

Prerja e pemëve të Parkut: Artan Lame versus Sali Berisha

Postuar në 03 Korrik, 2012 05:10

Artan Lame, në shkrimin e tij të sotëm të publikuar në disa gazeta (zakonisht është Shqipi gazeta ku ai publikon shkrimet) me titull ‘Ne i mbrojmë pemët e Parkut edhe për Saliun’, ka zgjedhur një formë të pazakontë narracioni. Lame replikon për çdo frazë të kryeministrit nga fjalimi që mbajti dje në mbledhje të qeverisë, në të cilin i referohet dhe vetë Lames si ‘shkatërrimtari i Golemit’. Ja një numër frazash të Berishës të ndjekura nga replikat e Lames:

Berisha: Qeveria nuk mund të mos investojë për ndërtimin e Rrugës së Elbasanit.

Azizi: Problemi i shkrimtarit, mbrojtja nga vetvetja

Postuar në 03 Korrik, 2012 04:36

Idlir Azizi sapo ka nxjerrë librin e tij me titull sugjestiv “Don Kanuni, ose ngadalë gjaksi fillon dremit në pritë”, dhe gazetarja e Mapos, Jorida Pasku i ka marrë një intervistë, të cilën po e publikojmë në faqen tonë:

Z. Azizi, sërish në fokus të letërsisë që ju shkruani, konkretisht romani i fundit juaji “Don Kanuni ose, ngadalë gjaksi fillon dremit në pritë”,  është Shqipëria e pas viteve ‘90. Vazhdoni të trajtoni anën e errët të shoqërisë…

Rrëfimi i kosovarit: Si u pajisa me pasaportë biometrike për 2 mijë euro

Postuar në 03 Korrik, 2012 04:27

Dy mijë euro dhe një identitet i rremë janë të mjaftueshme për të marrë një pasaportë biometrike në Shqipëri. Mjafton të jesh shqiptar i Kosovës dhe me njohjet e duhura, e brenda dy javësh pajisesh me këtë dokument për të lëvizur më pas lirisht në vendet e BE-së. Kjo gjë është bërë tashmë rutinë, aq sa mund të flitet për një fenomen masiv. Skema e përdorur është mjaft e thjeshtë dhe lehtësisht e realizueshme, nëse i paguan dy mijë euro personit të duhur. Kjo skemë është rrëfyer nga një kosovar pas arrestimit të tij, në tentativë për t’u larguar drejt Zvicrës nëpërmjet portit të Durrësit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme