Një lajm i ngeshëm: Bamir Topi ka lënduar këmbën

Një lajm disi i çuditshëm ka marrë dhenë qysh mbrëmë: Presidenti Bamir Topi ka lënduar këmbën. Një pjesë gazetash, sidomos në versionet e tyre online, informojnë në detaje mbi këtë incident, më saktë aksident, që kreut të shtetit i paska ndodhur në shtëpinë e vet; informojnë edhe që ky, dmth Presidenti, pavarësisht nga halli i madh që e ka zënë, nuk e ka anuluar një udhëtim për në Vlorë, ku ka qenë planifikuar një festival dekoratash me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Por ka edhe më, gjë që e bën lajmin më të bujshëm. Për shkak të këtij problemi shëndetësor, ministrave të rinj do t’u duhet të presin dhe ca ditë, ndoshta një ditë të vetme, ndoshta ca orë, për të bërë betimin. Në këtë pikë gazetarët, pothuaj të gjithë, kanë parë një një element për t’u nënvizuar fort.
Re.Pu.
Comments
lendoi kemben c'i .......
<p>lendoi kemben</p><p>c'i ....... t'emen</p>
ku u rrezua i shkreti.apo te
<p>ku u rrezua i shkreti.apo te gropa e ps.</p>
Add new comment