Shtëpitë botuese afër qeverisë “janë me fat”: Kanë tekstet më të mira shkollore

Postuar në 03 Korrik, 2012 08:47

Në numrin e sotëm të së përditshmes shqiptarja.com janë dy faqe të plota, ku denoncohet dukuria e presionit që ushtrohet mbi komisionet e mësuesve të ngritura në shkollat e sistemit parauniversitar, që kanë për detyrë të zgjedhin tekstet shkollore të lëndëve të ndryshme. Qysh prej vitit 2006 tekstet shkollore, duke qenë se në treg ka disa variante alternative, nuk zgjidhen më nga ministria e arsimit, por zgjidhen nga vetë shkolla. Burimi i parë e kryesor i presionit mbi shkollat janë shtëpitë botuese, të cilat bëjnë çmos, të nxitura prej interesit të fitimit, kuptohet, që të shesin sa më shumë kopje të një teksti që ato kanë zgjedhur për ta botuar. Dhe pikërisht në këtë garë dalin fituese shtëpitë botuese që janë të lidhura me pushtetin, të cilat mobilizojnë çdo instrument të pushtetit qendror e lokal (drejtorat e shkollave, drejtorat e drejtorive arsimore, prefektët, kryetarët e bashkive, etj) në këtë funksion. Shqiptarja.com jep një listë të shtëpive botuese që “kanë bërë hair në këtë lojë”. Në vend të parë është shtëpia botuese Mediaprint, me 29 tituj, dhe Uegen me 14  tituj, të cilat, sipas po këësaj gazete, janë shtëpi botuese afër qeverisë (në fakt, nuk jepen emrat e pronarëve të këtyre shtëpive, as fakte të tjera që do ta provonin këtë lidhje), dhe pastaj vinë – vini re! – shtëpia botuese Morava që është e zv.ministrit aktual të arsimit me 12 libra dhe shtëpia Edualba që zotërohet nga këshilltari i kryeministrit për arsimin, Bardhyl Musai. Ky i fundit, me shtëpinë e vet, ka fituar për herë të dytë linjën e matematikës nga klasa e parë në të pestën për të gjitha shkollat. Good business!

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.