Në zyrën e shtëpinë e Sarkozy-së ka trokitur një togë policësh; dhe një prokuror

Nicolas Sarkozy është nisur dje me familjen e tij për në Kanada, por sot, një prokuror, Jean-Michel Gentil, i shoqëruar nga një duzinë policësh, e ka mbajtur frymën në zyrën e re të ish-presidentit, dhe në shtëpins e gruas së tij, Carla Bruni-t. Çfarë ka ndodhur? Është një muhabet që tirret qysh prej muajit maj, kur e përditshmja Le Monde raportonte mbi një hetim të nisur në adresë të Sarkozy-së për fonde ilegale të marra në emër të partisë gjatë fushatës së vitit 2007 nga familja e pasur franceze Bettencourt. Prova? Po, ka prova e dëshmira. Gjatë asaj fushate, Sarkozy është parë më shumë se njëherë të bujtë në shtëpinë e Liliane e Andrè Bettencourt-it. Në agjendën e Lilianës, më datë 24 shkurt 2007, është shkruar: ‘Sot do vijë për vizitë Monsieur Nicolas S’. Janë shoferi e maxhordomi i shtëpisë që thonë se e kanë parë Sarkozy-në të hyjë e të dalë nga ajo shtëpi, ku njihej dhe me emrin Monsieur X. Përveç kësaj, në ditarin e fotografit e mikut të Bettencourt-ëve, Francois-Marie Banier, gjendet një shënim i prillit të atij viti elektoral, ku thuhet se “mikesha e tij super e pasur ankohet shpesh për kërkesat e panumërta për pará të bëra nga Sarkozy”.
Ky i fundit, pas përfundimit të mandatit presidencial nuk ka më imunitet, rrjedhimisht mund të ndiqet e hetohet në çdo moment.
E.G.
Comments
Amerikanet kane nje shprehje

Amerikanet kane nje shprehje Kontroll Demokraci, qe do te thote ka Demokraci por ka edhe ligje te forta, m.gj.th mund te fshihet edhe ndonje skenar nga prapa.

Po ky dihej qe do shkoje ne

Po ky dihej qe do shkoje ne burg, pune muajsh. Per shume e shume arsye :

-atentatet ne Karaçi, ku ne loje kane qene shuma parash per fushaten presidenciale te montorit te tij, Baladyr (ne 1995) dhe ky ishte drejtor i fushates elektorale te Baladyrit.
- pergjimi i gazetareve te 'Le Monde' kur ishte president (ka lene nam fare fare !)
- parate qe ka marre nga Betancourt (kjo eshte pronarja multi-miljardere e OREAL)
- spiunimet e gazetareve te pavarur (mediapart etj etj)

Ketij kur ti mblidhen te gjitha, rrezik e e ngrys jeten ne burg. E ka patur per nga karakteri hilenë, shkerdhatllekun, pergjimin... etj etj. Eshte vertet pune karakteri. Keshtu ka qene edhe Miterrani, por JO Shiraku. Ja, ne Shqiperi, Berisha eshte i natyres se tille; Nano (me gjithe nje mal me te keqija qe ka patur !) kete nuk e ka pas !

Normalisht, qofte Sarkozy, qofte Berisha, do ngrysen ne burg. Jo se demokracite per nga natyra japin drejtesi, por sepse keta jane nje specie qe e kalon çdo mase.

mos ja fut kot dhe mos te

mos ja fut kot dhe mos te rreje menja se asnje president deri tani nuk ka bere burg.me e shumta qe mund te denohet do te jete me kondicionel.

tak tak tak... kerkojme Sali

tak tak tak... kerkojme Sali Rame Berishen!

tak tak.kerkojme edush

tak tak.kerkojme edush kristaq ramen.

Add new comment