Juristi Njazi Jaho: Përfaqësuesit e partive ishin të tepërt në mbledhjen e KQZ-së për referendumin

Postuar në 03 Korrik, 2012 10:18

Juristit të njohur e me përvojë Njazi Jaho i ka bërë përshtypje prania e përfaqësuesve të partive politikë në momentin që KQZ-ja, e vënë në lëvizje nga një reagim i ambasadorit amerikan, po shqyrtonte kërkesën për referendumin mbi importin e plehrave. Sipas nenit 26 të Kodit Zgjedhor, përfaqësuesit e partive parlamentare që kanë marrë pjesë në zgjedhje janë me status të përhershëm pranë KQZ-së dhe kanë të drejtë të marrin pjesë në të gjitha mbledhjet që zhvillon KQZ-ja, por Jaho ka një interpretim të vetin të shprehjes “në të gjitha mbledhjet që zhvillon KQZ-ja”. Sipas tij, me këtë shprehje nënkuptohen ato mbledhje ku trajtohen çështje që kanë të bëjnë me zgjedhjet periodike, e ku përfaqësuesi mbron interesat e subjektit në KQZ. Dhe në këtë pikë, Jaho shtron pyetjen: Çfarë interesa përfaqësonin përfaqësuesit e partive parlamentare dhe a do të legjitimoheshin subjektet që ata i kishin autorizuar, të ankoheshin psh ndaj këtij apo atij vendimi që mund të merrte KQZ-ja?

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.