‘Vizitë e bardhë’ e Hashim Thaçit në Zvicër

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me ministren e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ministrin e Ekonomisë, Besim Beqaj, dhe zëvendësministrin e Jashtëm, Petrit Selimi, kanë qëndruar gjatë fundjavës së kaluar në Zvicër. Kryeministri Thaçi ka marrë në Gjenevë titullin Doctor Honoris Causa të Shkollës së Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, një shkollë private, ndërsa sipas portalit Albinfo ai është takuar edhe me një grup biznesmenësh zviceranë.
Këtë info e jep Faton Topalli në një shkrim të vetin në Koha Ditore, ku ai saktëson e zbulon, se “vizita e Thaçit në Zvicër, përjashtuar zhurmën mediale në mjetet publike të informimit në Kosovë, kaloi pa u regjistruar fare. I vetmi medium informativ në Zvicër që u interesua për vizitën e kryeministrit ishte portali digjital Albinfo”. Sipas Topallit, ky fakt është indikator i refuzimit që autoritetet zvicerane i kanë bërë kryeministrit të Kosovës.
Re.Pu.
Add new comment