Figurat historike të "listës Berisha", Xhufi flet për "përzgjedhje të mirëllogaritur" filo-osmane

Historiani Pëllumb Xhufi, duke folur për gazetën Shqip në lidhje me "udhëzimet" e fundit të Berishës për ndryshimin e historisë, ka thënë se "ka një përzgjedhje të mirëllogaritur në këtë mes".
"….Promovohen figura pashallarësh, bejlerësh, krerësh fisesh, të lidhur materialisht e shpirtërisht me sundimin osman dhe anashkalohen apo edhe sulmohen përfaqësuesit e klasës së re të idealistëve, intelektualëve e patriotëve rilindas, ata që sollën idetë, që dhanë rrugëzgjidhjet dhe që falën jetë e pasuri për të realizuar Shqipërinë e pavarur e sovrane. Pra, i bëhen hozanara asaj elite politike, të korruptuar e antikombëtare, që për 500 vjet u shkri me pushtetin dhe administratën osmane e që s’bëri asgjë për vendin e vet, duke nënshkruar dorëzime qytetesh, dhënie koncesionesh, falje territoresh, krijime federatash serbo-shqiptare apo greko-shqiptare. Shembulli i Esad Pashës duhet të tronditë gjithkënd, por ky s’është i vetmi. Fryhet tej çdo mase figura e Ahmet Zogut, mikut të Serbisë, shitësit të Shën Naumit, vrasësit të Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtinës e Bajram Currit dhe, në fund, ikësit të madh. Çohen në piedestal lloj-lloj klerikësh katolikë, ithtarë të Shqipërisë së “kantoneve”, deri edhe frati-kuisling Anton Harapi dhe lihen në heshtje e harresë Ndre Mjeda, Dom Nikollë Kaçorri dhe një armatë e tërë katolikësh, që vunë bazat e shtetit unitar e shekullar shqiptar, që nga Vaso Pasha, Hil Mosi, Nikollë e Mirash Ivanaj. Heshtet për Papa Kristo Negovanin, për At Stath Melanin, për Petro Nini Luarasin…". (A.N)
Comments
Luigj Gurakuqi ka qene nje

Luigj Gurakuqi ka qene nje nder bashkepunetoret e ngushte te Pader Anton Harapit nder vite. Dhe vete prifti eshte burgosur disa here nga regjimi i Ahmet Zogut per mbeshtjen qe i dha revolucionit te Fan Nolit. Pa folur per vlerat e jashtezakonshme qe Pader Anton Harapi ka si shkrimtar, si filozof dhe si pedagog. E more Xhufke e zeze, historian te thenshin. Mos ngelte historia ne doren tuaj, ju akoma i shikoni gjerat vetem me negativ pozitiv, dhe nuk gjeni dot nje rruge te ndermjetme. Dakord o Xhufke qe Pader Antoni ka qene ne keshillin e regjences. Fundja ndonje arsye qe te luftonim me gjermanet nuk kishim. Pune tjeter si rrodhen ngjarjet pastaj dhe qe kishim nevoje te renditeshim me fituesit e luftes. Po larg kesaj, vetem ky fakt mjafton per ty o Xhufke qe pater Antonin ta etiketosh armik te popullit?

Historia shkruhet nga

Historia shkruhet nga fitimtaret dhe per te gjallet, jo nga humbesit per te vdekurit. Dhe ata qe u renditen ne anen e gabuar, do gjykohen ne jete te jeteve, pavaresisht arsyeve e justifikimeve te tyre. Humbesit jane humbes, dhe kete nuk e ndryshojme dot nga çfaredo kenveshtrimi qe ta shohim. Ahmet Zogu eshte humbes, ballistet e zogistet jane humbes, keshtu qe çdo perpjekje per tu bere makiazh figures se tyre dhe per ti rehabilituar si atdhetare me historiane si Bqir Meta, thjesht e shton shemtine e tyre.

Historia jone nuk po shkruhet

Historia jone nuk po shkruhet nga ruset, anglezet apo francezet qe kane te drejte te konsiderohen fitimtaret e luftes se II boterore dhe te krenohen per kete. Historia po shkruhet nga shqiptaret dhe 29 Nentori i 1944 perben nje debat te gjate, nese mund ta konsiderojme kete date si fitore ndaj nazizmit apo si disfate me fitoren e komunisteve. Dhe vendos ne peshore ate cfare bene nazistet ne shqiperi me ate qe beri shoku Enver 45 vjet ne pushtet.

Mire te pakten qe e besoke qe

Mire te pakten qe e besoke qe ekziston 29 Nentori, se edhe kete Berisha kerkon ta fshije. Tema rreth asaj çfare komunistet bene pas çlirimit nuk eshte objekt i debatit qe po bejme, megjithese nuk besoj te kemi gje per te debatuar ne lidhje me kete: Edhe une, ashtu si ti, mendoj qe ka qene periudhe e zeze, por kjo nuk ndryshon asgje ne CV e ballisteve, zogisteve e kolaboracionisteve, prapeseprape.

Bard eshte teme e gjate

Bard eshte teme e gjate historia e kolaboracionisteve te pushtimit nazisto-fashist. Besoj psh qe absolutisht zogistet nuk mund te konsiderohen kolaboracioniste. 29 Nentori mund te konsiderohet pa diskutim fitore e komunisteve dhe vetem kaq. Ne varesi te bindjeve dhe nostalgjive te veta, pastaj gjithkush ka te drejte ta konsideroje fitore apo humbje te veten kete date.

....fundja ndonje arsye qe te

....fundja ndonje arsye qe te luftonim me gjermanet nuk kishim.

Me kte shprehje ore kaqol merret vesh mire se sa shqiptar je, mgjt fale anonimitetit mund te leshosh tullumbace sipas qefit, por beni mire qe flisni ju soji i diletanteve injorant e bythlepires mbasi vetem keshtu kuptohet me mire se pse ky vend nuk ben prokopi.

O Daku po cte bene gjermanet

O Daku po cte bene gjermanet more, te perdhunuan teme?

Gjermanet po luftonin ne nje lufte per jete a vdekje me ruset dhe gjithe sllavet e tjere. Ca pidhin e semes kishim ne kunder gjermaneve dhe pro ruseve o dak hajdari? Ne kishim arsye per te luftuar kunder gjermaneve po aq sa kishin arsye hungarezet o kar. Dmth asnje arsye.

O Erion Braceja ai qe

O Erion Braceja ai qe tradheton nje here interesat e kombit se ka problem ta shese me dyzina prapanicen etij.Sa per Luxhin e Gurakuqajve di qe Roma e dashur ka nje shesh dhe nje shtatore me emrin e tij,sigurisht qe kot nuk ja ka dhene keto merita.Eshte si puna e obeliskut ne mes te Beogradit per miqesine Franko Serbe.

Nuk behet historia jone me

Nuk behet historia jone me tradhetare nga njeri krah dhe me patriote te paepur ne krahun tjeter. Te gjitha figurat tona kane dritehijet e tyre si ne cdo histori te te cdo vendi tjeter. Po Xhufkes i ka ngelur ora tek historia e Enverit, ku nga njeri krah tek pjesa e ndritur ishin vetem komunistet dhe tek krahu tjeter ishin vetem tradhetare per tu zhdukur nga faqja e dheut.

ne Itali, Rome ka dhe nje

ne Itali, Rome ka dhe nje shesh te emertuar "piazza Scanderbag". Sipas teje cfare te bejme me Gjergj Kastriotin, ta shpallim dhe ate kuisling?

O Respublica po si ka mundesi

O Respublica po si ka mundesi qe megjithe kete zhurme rreth vjedhjeve te Dhori Kules dhe ju nuk thate nje llaf per akuzat kunder tij. Ka dicka qe nuk shkon tek ju

Thelbi i shkrimit asht ky:

Thelbi i shkrimit asht ky: "Figurat historike të "listës Berisha", Xhufi flet për "përzgjedhje të mirëllogaritur" filo-osmane"
Ketij thelb duhet ti permbahemi e mos te dalim nga tema.

Sali Berisha e filloi qyshe ne vitin 1992 kur futi Shqiperine, pa pyet njeri, me koken e vet, ne Konferencen e Vendeve Islamike afro-aziatike. Kete diskutoni: A asht Shqiperia nji vend islamik? PO apo JO.

Ne vijim Sali Berisha ka sjelle ne Shqiperi shume banka, shume terrorista islamike etj deri ne vitin 1997.

Sot e kesaj dite ky trathtar antishqiptar, po i jep drejtim shqiptarve nga "vllaznit turq". Faqja e zeze e vete shqiptarve, qe e tolerojne kete trathti te madhe. E shifni vete ju kete qe po ben. Ekzalton Ahmet Zogun qe ka ba shkollen ne Stamboll, qe asht sjell si satrap e hajdut dhe qe e braktisi vendin ne momentin ma te keq mbasi mro arin dhe rrogat e neounesve shtetnor dhe qe ka ba se sa menxyra. Kur vdiq i biri i Zogut vajtoj zyrtarisht tue e quejte Nalmadhnia e tij. Ai nuk ishte Nalmadhnia e tij, por ishte nji qytetar i Shqipnise i toleruem mbas puçi te deshtuem te shtetit.
Sali Berishes ka per qellim qe te bashkoje te gjitha trojet shqiptare dhe ti ketheje Republiken Mbarshqiptare ne nji "Mbretni islamike" dhe kete te ia fusi Europes mbrend. Ky asht dami ma i madh qe i ban ky Esat Pashe i Ri = Sali Berisha trojeve shqiptare.

Kjo mvaret nga shqiptaret si dhe Europa.

Poli thelbi i shkrimit te

Poli thelbi i shkrimit te Xhufit nuk jane marredheniet Filo-Osmane qe ti je kaq i eksituar pas tyre. Thelbi i shkrimit te Xhufit eshte qe po tentohen te rihabilitohen figura nga kleri katolik qe jane kuislinge dhe bashkepunetore me pushtuesit.

Historia ka vend per tu
Historia ka vend per tu rishikuar sigurisht, por jo me metoda komuniste ama. Si u rishikoka historia me udhezime nga kryeministri? Une jam me ate qe thoshte Auron Tare para 2 ditesh: nese kryeministri do te ri-shkruaje historine, tu jape ca fonde dhe ti nise historianet neper arkivat e dynjase (atje ku dokumentet ruhen me fanatizem) dhe le te gjejne fakte e te ndertojne sic duhet portretet e figurave historike me dritehijet e tyre.
Per cfaredo te kete qene

Per cfaredo te kete qene shkrimi i Xhufit, Sala osht anadollak!

o xhufke.per ty jane figura

o xhufke.per ty jane figura historike vetem partizanet.me kaq mbaron diskutimi me ty.

MENDOJME SE THELBI I ASAJ QE

MENDOJME SE THELBI I ASAJ QE DONTE TE THEKSONTE XHUFI, ISHTE:
1. DEMI I MADH QE I KANE SJELLE DHE SJELLIN SHQIPERISE KRIMINELET, KUISLINGET DHE TRADHETARET E VATIKANIZMIT ANTISHQIPTAR KATOLIK DHE JANULLATIZMIT SHOVINIT GREK ,QE KANE OPERIUAR OPEROJNE NE SHQIPERI SI KLERIKE;
2. PROMOVIMI NE KETE 100 VJETOR, VETEM I GEGEVE (Zogu, Abaz Kupi, M. Bajraktari, Kryezinjte, etj)!

Komenti i Bardhit me siper

Komenti i Bardhit me siper eshte nje permbledhje e sakte - dhe duhet te ishte e panevojeshme! Sepse te gjithe lexuam se cfare eshte tema e shkrimit dhe mendimet e Pellumb Xhufit. Por sipas zakonit tone te vjeter kombetar ne nuk merremi me argumentin por gjysma i gjuan me gure argumentuesit, duke bere diversion dhe duke larguar nga vemndja ate qe eshte thelbesore.

E fundit fjale qe dua te shtoj per temen (inekzistente) te argumentuesit: per Pellumb Xhufin mund te flasim pallavra sa te duam por eshte nga te paktet historiane profesioniste qe ka Shqiperia (i nderuari 'erionbrace' qe komenton me siper ka pak shance te jete i tille e as une nuk jam) dhe opinioni i tij ze peshe 100 here sa tonat. Edhe po mos te biem dakord me te duhet tja respektojme edhe me shume. Por perveqse profesionist, ai ka deshmuar se eshte njeri me identitet te larte, njeri qe nuk ka rendur pas 100 flamureve apo fitimit personal. Kete e ka treguar ne drite te diellit ca vjet me pare dhe nuk ja mohon dot njeri. Po mos te jete ai burre i ndershem atehere kush mbeti? Kaq per Pellumbin.

Logjika sipas te ciles komentues te vecante me siper kane krijuar nocionet 'hero' dhe 'tradhetar' per mua eshte jo-logjike! Se pari une nuk arrij te kuptoj logjiken per mund te behet nje paralelizem midis Skenderbeut dhe nje kolaboratori thjesht se nderohet ne Rome: 1) Skenderbeu nuk luftoi kunder Italianeve por pro tyre dhe kunder turqve. Te paret i kishim aleate dhe nuk mund te akuzohet per quisling. Pastaj ky term e para qe perdoret ekskluzivisht per kolaboratoret e nazifashizmit (dmth 500 vjet pasi Skenderbeut i humben kockat) dhe 2) Jo cdo i vdekur qe armiku e perkujton me monumente eshte tradhetar: ne Cambridge te Anglise perkujtohen ushtare gjermane qe "luftuan trimerisht dhe u vrane duke luftuar per vendin e tyre" kunder ushtrive angleze... Ka kombe te civilizuara ne bote qe vleresojne virtytet dhe vlerat edhe kur keto i shfaq armiku.

Kurse ne disa komente te tjera logjika humbet kur argumentat qe sillen per Pater Antonin jane qe ka bere kaq e kaq te mira dhe ka merita te shumta dhe duhet te jete burre i mire. Logjike origjinale, por ama shqiptare qe eshte shume e ndryshe nga logjika qe ndiqet ne tere Token si planet! Marshalli Petain ne France kishte me shume merita per kombin e madh Francez sesa Pater Anton Harapi per kombin e vogel Shqiptar. Ai ishte nje Hero autentik i 'Luftes se Madhe' dhe nderohej nga i madh e i vogel ne France ne kohe te vete. Por francezet jane njerez me kulture e me mend ne koke qe historine ua shkruajne profesionistet dhe jo barij te bere kryeministra apo te ngeshem te tjere qe bejne diskutime kafenesh. Francezet me plot te drejte e quajten tradhetar per vetem nje veper, per bashkpunimin me armikun. M. Petain eshte quislingu i dyte emblematik ne bote (pas Quisling-ut te Norvegjise dora vete nga ku vjen edhe emri).

Dhe per mendimin tim Paul Tedeschini ka shume te drejte kur flet per nje orientim te coroditur te leadershipit shqiptar qe jo vetem eshte duke pare ne rruge te gabuar per vete por mundohet te terheqe drejt vetes cdo gje qe mund te influencoje: politiken, shoqerine, historine e artet...

Per mua diskutimi do ishte me i vlefshem po te futej ne keto terma: "a e ka tepruar qeveria me keto pashallare qe u ben monumente ne shesh te Tiranes apo prape nuk eshte edhe aq keq?" me mire sesa te ri-shpikim rroten me diskutime te tipit a jane quislinge anetaret e Keshillit te Regjences naziste!

Add new comment