Gjykata Kushtetuese vendos: Jahjaga do jetë presidente deri në vitin 2016

Postuar në 06 Korrik, 2012 12:25

Ka disa ditë që gazetat e Prishtinës thonë, bazuar në burime nga brenda Gjykatës Kushtetuese, se mandati presidencial i Atifete Jahjagës do të do të jetë i plotë, dmth 5 vjet. Ndryshimet kushtetuese të bëra nga parlamenti synonin ta ndërprisnin mandatin e saj, dhe prandaj ajo i kërkoi kësaj Gjykate të vlerësonte pajtueshmërinë me Kushtetutën të këtyre ndryshimeve. Gjykata foli sot. Televizioni RTK informon se Atifete Jahjaga do të jetë Presidente e Republikës deri në vitin 2016. Është hera e dytë që Gjykata Kushtetuese në Prishtinë u vjen ndesh me vendimin e vet orekseve e planeve të establishmentit politik atje. Herën e parë, ajo nxorri nga zyra Behgjet Pacollin, gjë që i komplikoi disi punët e maxhorancës, e tani po mban në zyrë Atifete Jahjagën, gjë që s’është ajo që partitë kryesore parlamenate do donin.

E.G.

Comments

Submitted by nik (not verified) on

<p><strong>sa bukur qe ja futi te gjitheve.</strong></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.