Shqiptarja.com: Me dorëheqjen e shefit të SHIU-t duan të mbyllin dosjen e trafikut të armëve

Shqiptarja.com, që u mor disa ditë me ‘scoop-in e trafikut të armëve”, nuk duket e kënaqur me dorëheqjen e papritur të Ylli Zylës, shefi i SHIU-t. Madje, komentatori i saj Arben Rrozhani hedh dyshime se prapa kësaj dorëheqjeje fshihet diçka e pistë. “Dyshimi, do të uronim të mos jetë i vërtetë, është se me largimin e tij është kërkuar që të mbyllet dosja për trafikun e armëve dhe municioneve. Ky do të ishte një veprim tinzar, i paramenduar, por që kërkon një reagim nga opozita, por edhe pjesa e panjollosur e PD-së, që sheh se me sa duar po zhvaten të mirat materiale prej një grushti njerëz me lidhje në pushtet.”
Perceptimi publik është se diçka ka ndodhur, apo është duke ndodhur, në Ministrinë e Mbrojtjes, ku para disa ditësh u pengua brutalisht Komisioni parlamentar i Sigurisë të ushtrojë një kontroll me mandatin e Topallit.
E.G.
Add new comment