Ministri i ri i Brendshëm ka 17 gjoba rrugore të papaguara

Postuar në 07 Korrik, 2012 08:43

Ministri i ri i Brendshëm ka plot 17 gjoba rrugore të papaguara. Kështu raporton Gazeta Shqiptare, që ka përgatitur në numrin e sotëm një speciale me politikanët që kanë gjoba të pashlyera tek Policia Rrugore. Në krye të listës qëndron ministri i sapoemëruar Flamur Noka, që me makinën e tij tip Mitsubishi ka 17 gjoba të papaguara, që kapin shifrën e 15.700 lekëve të reja. Në listë i dyti është Shpëtim Idrizi me 7 gjoba të papaguara me makinën e tij tip Benz. Më pas vjen Fatbardh Kadilli me makinën e tij tip Nissan. Ai ka 5 gjoba të papaguara. Gazmend Oketa, Ben Blushi kanë nga dy gjoba të papaguara. Madje, edhe vetë presidenti Bamir Topi ka një gjobë të papaguar, - sipas GSH-së. (A.N.)

Comments

Submitted by geni (not verified) on

<p>ne nje shoqeri normale kaq duhet te kishte mjaftuar&nbsp; per te dhene doreheqjen nga te gjitha postet publike ky dhe kryeministri qe e ka zgjedhur. Por shqiptaret me shume se njehere e kane treguar cfare kafshe jane.</p>

Submitted by raimondi (not verified) on

<p>Ky minsitri qenka me keq se une kur isha ne Shqieri --Se une kur isha ne Shqiperi i bera gjobat mullar&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.