Shtimi anemik i vendeve të punës, problem për Obamën. Po për Berishën?

Postuar në 07 Korrik, 2012 03:00

Departamenti i Punës i SHBA-së raportoi dje se gjatë qershorit janë shtuar vetëm 80 mijë vende të reja pune në ekonominë amerikane. Ky është muaji i tretë që shtimi i vendeve të reja të punës është shumë poshtë nivelit 200 mijë, që konsiderohet nga ekonomistët si i domosdoshëm për uljen në mënyrë të ndjeshme të nivelit të papunësisë. Në tremujorin e parë të 2012-ës, mesatarja mujore e shtimit të vendeve të reja të punës ishte 226 mijë, ose, përkthyer në rritje relative vjetore, 1.75%.

Në një analizë të gazetës Washington Post , ngadalësimi i ritmit të shtimit të vendeve të reja të punës në SHBA konsiderohet si një problem madhor për rizgjedhjen e Presidentit Obama. Duke iu referuar historisë, gazeta vë në dukje se niveli i punësimit është faktori më i rëndësishëm për rizgjedhjen e një presidenti në detyrë të SHBA-së.

Po në Shqipërinë tonë a ndikon ritmi i rritjes së vendeve të reja të punës në rizgjedhjen e kryeministrit? Sipas të dhënave optimiste të INSTAT-it, shtimi i vendeve të reja të punës në tremujorin e parë të 2012-ës, krahasimisht me tremujorin e mëparshëm, ishte vetëm 905. Ose, përkthyer në rritje relative vjetore, as çerek përqind. Në këtë rast, Washington Post-i do të thoshte se shanset e rizgjedhjes së Berishës janë shumë të vogla me këtë ritëm rritje të vendeve të punës. Por më e rëndësishme është se çfarë do të thotë Ristani, ose një binjak i tij që mund të zgjidhet në krye të KQZ-së…

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Problemi i vendeve te punes asht per Obamen, por per Berishen JO.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.