Memushaj: “Ë”-së iu bë një gjyq komunist

Një javë më parë u mbajt në Tiranë mbledhja e Këshillit Ndërakademik për gjuhën standarde. Në njoftimin për shtyp të kryesisë së këtij Këshilli thuhet se tema e diskutimeve ishte “Drejtshkrimi i zanores ë të patheksuar në shqipen standarde. U thanë shumë gjëra konfuze lidhur me vendimet e këtij këshilli dhe më pas një intervistë e akademikut Kolec Topalli duket sikur i shuajti dyshimet e ngritura. Por Prof.Dr. Rami Memushaj në një artikull në shtypin e sotëm shkruan se ndryshimet e miratuara nga Këshilli Ndërakademik nuk janë aq “të lehta” sa ç’i paraqet akademiku Topalli.
“...Për të mos u zgjatur në hollësi që do ta lodhnin lexuesin, ndryshimet e miratuara nga Këshilli Ndërakademik shkojnë larg. Ato prekin strukturën fonetike, metrike e morfologjike të fjalës në gjuhën shqipe dhe, në këtë mënyrë, gërryejnë themelet e drejtshkrimit, të drejtshqiptimit e të morfologjisë së gjuhës standarde...” – shkruan ai.
Dhe më pas duke theksuar se “akademiku Kolec Topalli nuk është as anëtar i grupit të drejtshkrimit, as specialist i fushës”, shton:
“...Vërejmë që në fillim se diskutimet për këtë zanore kanë qenë vërtet “me frymë bashkëpunuese”, po për të prishur atë që është ngritur me përpjekjet e disa brezave gjuhëtarësh. Nuk mund të flitet as për diskutime “me argumente shkencore”, përderisa në mbledhjet e Këshillit kanë munguar specialistët e drejtshkrimit, ata që e kanë këtë fushë objekt të veprimtarisë së tyre shkencore a pedagogjike... Po të shprehemi në mënyrë të figurshme, në gjyqin që i është bërë ë-së së patheksuar kanë qenë të pranishëm vetëm “prokurorët”, që kanë kërkuar dënimin me vdekje të saj, po kanë munguar “avokatët mbrojtës”. Një gjyq komunist apo fashist, quajeni si të doni...” (A.N)
Comments
"Por Prof.Dr. Rami Memushaj
<p>"Por Prof.Dr. Rami Memushaj në një artikull në shtypin e sotëm" Ne cilen nga gazetat e shtypit te sotem?</p>
Bathoristët nuk e përdorin
<p>Bathoristët nuk e përdorin ë-në. E kanë alafabetin me shkronja mangut. Megjithatë, Shqipëria po ndryshon. Ja ndryshimi!</p>
... "e bukur" kjo, ... "-ë"
<p>... "e bukur" kjo, ... "-<em>ë" se ju be gjyq komunist ose fashist. Memushaj duhet te na tregoje me pare se si u fut kjo germe nga komuniste te tipit Kostallari, Lafe e co. Eshte i paturpshem ky qendrim kunder Gegnishtes. Faqezinjte e diktatures po hiqen si viktima sot. Keta thone: Po i gerryhen themelet Shqipes. A thua se Shqip eshte Toskerishtja kurse Gegnishtja eshte kinezce. Sa turp sa te papergjegjshem, sa rraciste keta gjojastudiues qe nuk kane as inteligjencen per ta fshehur.</em></p>
Add new comment